Lajme
Vazhdojnë të vijnë votat me thasë nga diaspora në Kosovë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar pakot e supozuara me fletëvotime, të cilat janë dërguar përmes postës nga qytetarët me të drejtë vote jashtë Kosovës.
Ato janë bartur nga Qendra Transitore Postare për në KQZ që janë përcjellë edhe nga patrulla të Policisë së Kosovës.
Me thasë, të cilët janë të lidhur, persona të autorizuar po i bartin këto fletëvotime.
Kryeshefi Ekzekutiv i Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Burim Ahmetaj, në një deklaratë të dhënë për telegrafin, ka thënë se deri tani kanë pranuar 40 mijë e 625 pako me fletëvotime.
“Sekretariati i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve deri më datën 9 shkurt ka pranuar 40 mijë e 625 pako me fletëvotime nga jashtë vendi. Faktikisht ne i marrim ashtu siç dërgohen në të gjitha postat pa selektim se nga cili vend vijnë, mirëpo sigurisht ky proces do të bëhet në Qendrën e Numërimit të Rezultateve, që fillon më 14 shkurt dhe atëherë fillon edhe vlerësimi i pakove dhe selektimi i tyre sipas shteteve nga vijnë. Mirëpo në këtë fazë është e vështirë të bëhet, sepse të gjitha dërgesat që vijnë dërgohen në ambientet e Ministrisë së Infrastrukturës”, tha mes tjerash ai.
Sa i përket sigurisë së këtyre fletëvotimeve, Ahmetaj bëri të ditur se në ambientet ku po ruhen votat nga diaspora janë të vendosura kamerat dhe po ashtu është edhe Policia e Kosovës.
“Objekti është i siguruar, brenda hapësirës ku mbahen dërgesat me fletëvotime nga jashtë janë të siguruar me katër kamera të sigurisë brenda, po ashtu kamerat janë edhe jashtë. Policia gjithashtu bën sigurimin e objektit dhe sipas protokollove shiritat e derës ndërrohen sapo të hapet dera, kjo ndodhë për shkak të sigurisë”, potencoi ai.
Ahmetaj në fund sqaroi se fletëvotimet do të transferohen në Qendrën e Numërimit të Rezultateve më 14 shkurt, kur edhe fillon procesi i vlerësimit të fletëvotimeve.
E-Diaspora
-
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij Familja e të ndjerit deklaroi se fakti që vdekja e tij ishte plotësisht e shmangshme e... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve















