Kosova
Vazhdojnë të jenë të bllokuara pikat kufitare Kosovë- Serbi
Vazhdojnë të mbesin të bllokuara rrugët në drejtim të tri pikave kufitare me Serbinë
Raportohet se pikat kufitare Kosovë- Serbi vazhdojnë të jenë të bllokuara, përcjell albinfo.ch.
Referuar njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, pikat kufitare në Merdar, Janirnjë dhe Bernjak janë të bllokuara me kamionë e autobusë.
Këto pika kufitare janë të bllokuara nga banorët serbë të dielën.
Sipas videove të shpërndara, serbët që jetojnë në Kurshumli – rreth njëqind metra nga vendkalimi administrativ me Kosovën në anën serbe – kanë vënë në rrugë automjete të rënda për të pamundësuar qarkullimin.
Derisa, Shefi i stafit në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Sharr Jakupi, të dielën u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të mos udhëtojnë nëpër Serbi.
Ai tutje ka kërkuar që të gjithë ata që tashmë kanë hyrë në Serbi, t’i përdorni pikat kufitare në Mutivodë, Dheu i Bardhë ose të merrni rrugë përmes Maqedonisë së Veriut (pikë-kalimi kufitar i Preshevës) përmes Shkupit.

E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














