Bota
Vazhdojnë përpjekjet për ta shuar zjarrin në Kaliforni
Zjarrfikësit po vazhdojnë të luftojnë me zjarret në Kaliforni, përfshirë një vatër të re që po lëviz me shpejtësi në jug të këtij shteti.
Zyrtarët kanë thënë të premten se një vatër zjarri në veri të Los Angelesit, i njohur si Zjarri Maria, është shtrirë në 3,700 hektarë pas shpërthimit, me gjithë kushtet e mira të motit që ndihmuan zjarrfikësit.
Po ashtu ata treguan se zjarri në Qarkun Ventura detyroi zyrtarët të urdhëronin evakuime për 8 mijë njerëz dhe thanë se zjarri shkatërroi të paktën dy struktura, përcjell albinfo.ch.
Erërat Santa Ana, të cilat fryjnë ajër të thatë nga shkretëtira dhe që kanë ndezur zjarre në të gjithë shtetin, filluan të pakësohen të premten. Ndërkohë erërat më tipike që fryjnë nga oqeani filluan të kthehen.
Megjithatë, zjarrfikësit thanë se shteti i Kalifornisë nuk është jashtë rrezikut, duke vërejtur se ndryshimi i erërave ekspozon zona të reja në kërcënimin e zjarrit.
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









