Lajme
Vaud, nga sot, me kufizime të rrepta për të frenuar virusin
Pas Gjenevës, Fribourg, Neuchâtel dhe Jura, kantoni i Vaud-it ka mandatuar kufizime të reja për të frenuar përhapjen e koronavirusit në territorin e tij, transmeton albinfo.ch.
Autoritetet kantonale urdhëruan masat e reja “në funksion të përshpejtimit të infeksioneve dhe barrës së tyre në sistemin e kujdesit shëndetësor”.
Ashtu si në kantonet e tjera frëngjishtfolëse, rregullat e reja përfshijnë mbylljen e bareve, restoranteve, muzeve, kinemave, teatrove, qendrave të fitnesit dhe ambienteve sportive nga e mërkura 5 pasdite deri më 30 nëntor.
Takimet publike dhe private lejohen për deri në pesë persona. Shkollat do të qëndrojnë të hapura.
Kufizimet e Vaud shkojnë përtej atyre të zbatuara në nivelin kombëtar më 29 tetor, por ato nuk janë aq të rrepta sa ato në Gjenevë.
Në atë kanton, vetëm bizneset thelbësore, ’si dyqanet ushqimore dhe farmacitë, janë të hapura, ndërsa Vaud po lejon të gjitha dyqanet, si dhe shërbimet e shëndetit dhe kujdesit personal, siç janë parukierët, të vazhdojnë të veprojnë.
Masat e Vaud-it janë më të harmonizuara me ato të zbatuara në Neuchâtel, Fribourg dhe Jura.
Ministri i Ekonomisë i Vaud, Philippe Leuba, shpjegoi se bizneset jothelbësore mbahen të hapura, pasi është e rëndësishme të gjesh “një ekuilibër” midis shëndetit dhe nevojave ekonomike.
Ai shtoi se autoritetet shëndetësore nuk kishin zbuluar ndonjë shpërthim të koronavirusit në këta sektorë, “sepse rregullat ndiqen mirë”. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














