Kosova
Vasfija kërkon përkrahje për viktimat e dhunës seksuale në luftën e Kosovës
Viktima e dhunës seksuale në Kosovë, Vasfije Krasniqi-Goodman, ka rrëfyer në InfoMagazinë tmerrin e saj që e përjetoi gjatë luftës në Kosovë, shkruan Albinfo.ch.
Ajo kërkoi që të gjithë të jenë përkrahës të grave që kanë kaluar një gjë të tillë.
“Unë jam befasuar me përkrahjen dhe mbështetjen që e kam marrë pasi kam dalë publikisht. Dua që edhe viktimat e tjera të dhunës seksuale ta kenë mbështetjen si unë – jo vetëm Vasfija që doli publikisht”, tha ajo.
Sipas saj, ka gra që kanë histori të ngjashme me të, por shoqëria i bënë të mos ndihen rehat për t’u rrëfyer.
“Ka gra që e kanë mbështetjen e bashkëshortit, vëllezërve, motrave dhe familjes, por shoqëria i bën të mos ndihen rehat që ta ndajnë rrëfimin e tyre, prandaj mbështetja për to nuk është e mjaftueshme”, tha Vasfije Krasniqi.
Vasfija gjithashtu këto ditë vizitoi edhe vendin ku ishte përdhunuar seksualisht nga policia serbe.
Ajo rrëfeu se si u ndje në ato momente.
“Kthimi në atë vend ka qenë i vështirë, por ka qenë edhe forcë për mua që t’u tregoj të gjithëve se ne përsëri ia dalim”, tha ajo.
Ajo shtoi se në atë kohë kur Vasfija ishte shumë e re nuk kishte forcë, por sot ajo ka mbështetje dhe forcë të madhe.
“Kjo është edhe një mesazh për kriminelin që e kreu krimin që t’i tregojë atij se ai atë ditë, para 20 vjetësh, e ka pasë forcën më të madhe se unë, por tash ai nuk e ka forcën më të madhe se unë”, rrëfente Vasfija.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










