Kosova
Varroset “Bilbili i Kosovës”, Nexhmije Pagarusha
Ajo njihet si një grua, e cila gjatë gjithë karrierës së saj i ka shërbyer me nder dhe dashuri atdheut të saj përmes artit
Këngëtarja e mirënjohur kosovare, Nexhmije Pagarusha, është varrosur gjatë ditës së sotme.
Ajo ka lënë amanet që të ketë një ceremoni private të varrimit nga familjarët e saj.
Bilbili i Kosovës u varros në Pagarushë në vendin e lindjes së saj, afër varrit të babait.
Në Akademinë Përkujtimore u tha se Nexhmije Pagarusha këngëve ua jepte vulën e përjetësisë. Kortezhi që përcillte arkivolin e Nexhmije Pagarushës e përcollën me duartrokitje, ashtu siç ajo duartrokitej në çdo paraqitje të saj.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së Ceremonia e diplomimit u mbajt në Akademinë e FBI-së në Quantico, Virxhinia, Shtetet e Bashkuara të... -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












