Maqedonia
Varrosen viktimat nga zjarri në spitalin e Tetovës
Shtatë nga viktimat janë nga qyteti i Tetovës, ndërsa shtatë të tjerë, janë nga fshatrat e rrethinës
Me dhimbje të thellë në shpirt, sot tetovarët përcollën më të dashurit e tyre, katërmbëdhjetë viktimat që humbën jetët nga zjarri që kaploi spitalin modular.
Shtatë nga viktimat janë nga qyteti i Tetovës, ndërsa shtatë të tjerë, janë nga fshatrat e rrethinës, Reçica, Siniçani, e Bozovca, raporton Alsat, transmeton albinfo.ch.
12, nga katërmbëdhjetë viktimat që humbën jetët nga zjarri, ishin pacientë të shtrirë që prej ditësh në spitalin modular, ndërsa dy viktima të tjera, e ëma dhe vajza e saj, ishin vizitor tek një pacient, por që nuk ia dolën dot të shpëtonin pasi u asfiksuan nga tymi dhe humbën jetën në këtë ngjarje tragjike.
Viktima e pesëmbëdhjetë, e cila është identifikuar më vonë, është po ashtu pacient i shtrirë në spitalin modular të Tetovës, por që jetën kishte humbur jo nga zjarri, por nga koronavirusi.
Për familjarët e viktimave, komuna e Tetovës ka marrë vendim për ndihmë të familjarëve, ndërsa vendim të njëjtë mori sot edhe komuna e Gostivarit, e cila ka ndarë nga 61000 denarë për familjarët që pësuan në tragjedinë e dy ditëve më parë.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










