Kosova
Vapë dhe temperatura të larta deri në 40 gradë në Ballkan
Prej nesër i nxehti afrikan me temperatura deri në 40 gradë C
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot me diell, përcjell albinfo.ch.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13 dhe 16 gradë, ndërkaq maksimalet nga 31 deri në 35 gradë Celsius.
Shkalla e lartë e avullimeve do të krijojë vapë dhe ndjesia e këtyre temperaturave do të jetë më e lartë se sa vlerat e lartshënuara.
Ky mot me këto temperatura tipike verore është si rezultat i ardhjes së masave të nxehta të ajrit nga Afrika Veriore.
IHK njofton se do të fryjë erë e lehtë nga drejtime të ndryshme.
Meqë indeksi UV do të jetë shumë i lartë, rekomandohet që të kufizohemi sa më shumë nga rrezet e diellit, nga ora 10:00-17:00, sidomos personat me sëmundje kronike.
Po ashtu temperatura shumë të larta do të regjistrohen në qarqet; Shkodër, Elbasan, Berat dhe Gjirokastër.
Parashikohet që orët e pasdites dhe mbrëmjes të dominohen nga kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare, të cilat më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat malore.
Prania e lagështirës së lartë në ajër do të bëjë që i nxehti të ndjehet edhe më shumë në disa zona të Ultësirës Perëndimore.
Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 18°C deri në 40°C. Era do të fryjë e lehtë si në tokë dhe në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi kryesisht perëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











