Shqipëri
“Vanity Fair Italia”: Pushoni në plazhet idilike të Shqipërisë
Pushime në Shqipëri? Ajo është destinacioni i verës. Plazhe, gjire sekrete dhe fshatra me shpirt të lashtë. Kështjella me pamje nga deti, vende arkeologjike të fshehura në pyje dhe mikpritje e ngrohtë, shkruan Francesca Masotti në një artikull të botuar në të përditshmen italiane “Vanity Fair Italia”.
Udhëtoni pas në kohë dhe humbisni mes rrënojave antike, pushoni në plazhet idilike dhe kushtojini disa orë vizitave kulturore në vendin mesdhetar.
Nuk është rastësi që “Lonely Planet” dhe “New York Times” e kanë përfshirë Shqipërinë në listën e vendeve kryesore për të kaluar pushimet. Toka e Shqiponjave është destinacioni i ri në modë në Mesdhe.
“Shqipëria është një vend me përmasa të vogla, por gjeografikisht shumë i larmishëm. Nga Alpet veriore deri te plazhet përgjatë bregdetit jugor, duke kaluar nëpër qytetet e artit, fshatrat, lagunat, liqenet dhe zonat arkeologjike, është një destinacion udhëtimi që kënaq nevojat e çdo vizitori”, tha ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro, në Forumin FESTA në Tiranë.
“Pa harruar se territori ynë përshkohet nga Lumi Vjosa, një nga lumenjtë e fundit të egër të Evropës – një habitat vendimtar në ruajtjen e llojeve të ndryshme të kafshëve dhe bimëve – i cili sapo është shpallur Park Kombëtar”, shtoi ajo.
Të tjera nga Shqipëri
E-Diaspora
-
Shqiptarët mbizotërojnë në punët fizike në Gjermani Të dhënat e Bruegel: Pjesa më e madhe e shqiptarëve në sektorë bazë... -
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë -
Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich -
Fatjona Matraku, zë i kulturës shqiptare në Francë
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











