Lajme
Vanessa Allkurti, modele në Kanada, drejt sukseseve

Vajzat shqiptare kanë një element të veçantë bukurie në vete dhe këtë po e dëshmojnë sukseset e tyre të vazhdueshme, veçmas në fushën e modelizmit, transmeton albinfo.ch.
Modelja shqiptare, Vanessa Allkurti, e cila jeton dhe vepron në Kanada, tashmë është bërë mjaft e kërkuar dhe pjesë e disa projekteve si imazh bukurie në Amerikë.
Që në moshë të re ajo kishte pëlqime për fushën e modelizmit dhe me kalimin e kohës, tiparet e saj reflektonin në përputhshmëri të plotë me këtë profesion.
Modelja shqiptare muaj më parë konkurroi për t’u zgjedhur vajza e kopertinës në revistën e mirënjohur “Maxim Magazine”.
Ajo është një studente e mjekësisë, por ka një pasion të madh për modën dhe merr pjesë vazhdimisht në evente modelingu.
Vanessa ka arritur në çerekfinalet e atij kompeticioni,. Ajo ka falënderuar gjithë komunitetin shqiptar, të cilët kanë votuar për të që ajo të avancojë në gjysmëfinale. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Esat Bytyqi në mesin e arkitektëve më të mirë në Austri Arkitekti shqiptar Esat Bytyqi me banim në Vjenë, është vlerësuar për dy projektet e tij, të...
-
Riola e Hira, dy yjet shqiptare të pianos nga Italia
-
Astrit Krasniqi diplomon me nderime nga Akademia Policore e Nju-Jorkut
-
“Me zemër për Diasporën”, panairi i grave në Prishtinë sjell ngjyrat e traditës dhe fuqizimin ekonomik
-
Pranon se ka kultivuar kanabisin: “Kam menduar se është e ligjshme”, thotë shqiptari
Jeta në Austri
-
Esat Bytyqi në mesin e arkitektëve më të mirë në Austri Arkitekti shqiptar Esat Bytyqi me banim në Vjenë, është vlerësuar për dy projektet e tij, të...
-
Hendeku gjinor i pensioneve në Austri zvogëlohet pak
-
Planet për të kufizuar çmimet e ushqimeve në Austri përballen me dyshime të mëdha
-
Fiona Kabashi diplomon në Universitetin Mjekësor të Vjenës
-
Probleme me pensione invaliditeti në Austri