Lajme
Vandalizohet me ngjyrë të kuqe konsullata e Rusisë në Nju-Jork

Konsullata e Rusisë në Nju-Jork të Shteteve të Bashkuara është vandalizuar me ngjyrë të kuqe. Kjo po vlerësohet si shenjë e qartë proteste kundër pushtimit rus të Ukrainës.
Zyrtarët thanë se i janë përgjigjur një thirrjeje urgjente pak pas orës 1 e 30 minuta pas mesnatës të premten me raportimin se është hedhur ngjyrë në fasadën e konsullatës në Manhattan, shkruan “The Guardian”, përcjell Albinfo.ch.
Një zëdhënës i policisë tha se është duke u zhvilluar një hetim për mundësinë e një “incidenti paragjykues” dhe se asnjë person nuk është arrestuar për këtë rast.
Rosie Morse, pensionere që jeton në lagjen afër konsullatës, tha se ngjyra duket si vepër arti.
“Sidoqoftë, kuptimi është që ta shprehim ndjenjën tonë për Putinin dhe nuk mund të them që nuk pajtohem”, tha ajo për agjencinë franceze të lajmeve, AFP.
“Është vandalizëm, por është shprehje se si njerëzit në Nju-Jork po kuptojnë që Putini po vret njerëz”, tha një person tjetër, i quajtur Romen Eaulin.
Ngjyra e kuqe në murin e konsullatës ruse u hodh disa orë para se presidenti rus ta shpallte aneksimin e katër rajoneve ukrainase në Rusi.
Në pamjet e incizuara nga kamerat e sigurisë shihet një person i maskuar duke hedhur sprej në muret e konsullatës natën. Përreth ndërtesës nuk u pa ndonjë rojë.
Fotografitë e konsullatës së vandalizuar nxitën shumë reagime në internet. Dikush shkroi: “Ne duhet të aneksojmë një të tretën e saj dhe të pretendojmë se stafi deshi që ta denazifikonte atë”, duke iu referuar qartazi termit që Putini e ka përdorur për “denazifikimin” e Ukrainës.
E-Diaspora
-
Me helikopterë privatë nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë Pas muajsh përgatitje filloi aventura unike me tre helikopterë privatë, me një synim të veçantë: të...
-
AES fuqizon rolin e diasporës në teknologji dhe siguri
-
Gati 1 milion pasagjerë vetëm në muajin qershor, në Aeroportin e Tiranës
-
VLEN: Deklarata e Ali Ahmetit për regjistrimin është skandal, mërgata meriton përgjigje
-
Gjermani: Mërgimtari keqtrajton 17 vjeçaren nga Kosova
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor