Kosova
Valtonen: Shpresoj të gjendet një zgjidhje për formimin e institucioneve
Kryesuesja e OSBE-së: Shpresojmë që të ketë zgjidhje të bllokadës së Kuvendit dhe qeverisë në Kosovë
Kryesuesja e OSBE-së, ministrja e Punëve të Jashtme e Finlandës, Elina Valtonen tha në Prishtinë se shpreson që të ketë zgjidhje sa i përket bllokadës së Kuvendit dhe qeverisë në Kosovë, përcjell albinfo.ch.
Ajo këtë deklaratë e bëri në konferencën për media, pas takimit me presidenten Vjosa Osmani.
“Shënuam një arritje shumë të rëndësishme 25 vjet angazhim. Në këtë drejtim mirëpres zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit të Kosovës dhe shpresoj që procesi i Kuvendit të veprojë në bazë të Kushtetutës. Pata mundësinë që të angazhohem me presidenten Vjosa Osmani dhe përfaqësueset e shoqërisë civile. Pata diskutime të frytshme me presidenten Vjosa Osmani. Përforcimi i marrëdhënieve në mes komuniteteve mbetet esencial. Diskutuam potencialin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja me emërimin e përfaqësueses së re Prishtinë – Beograd. OSBE mbetet e gatshme të mbështes këto përpjekje.
Në takimin tim me shoqërinë civile mora reagime të ndryshme se si OSBE mund të përforcojë qeverisjen e mirë. U takova me pjesëtarët e akademisë për gratë e reja. Këto gra janë pjesë të rrjetit të diplomuar që nga ai vit në promovim të dialogut dhe paqes. Përmes rrjetit të OSBE-së, që e ka me operacione fushore shpresojmë të vëmë në praktikë dhe të përmirësojmë jetën e njerëzve. Përgjigja që mora nga palët së bashku me procesin e prekshëm vërtet më ushqen optimizmin që të vazhdojmë të kthejmë përpjekjet tona që të gjithë i synojmë”, tha Valtonen.
E-Diaspora
-
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih Besimtarët shqiptarë festojnë Fitër Bajramin në Cyrih me mesazhe paqeje... -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të larta drejtuese në Microsoft -
Tri vajzat e Kosovës shkëlqyen në Oscars
Jeta në Austri
-
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit Austria reformon kurset e gjermanishtes për refugjatët me mësim të detyrueshëm vetjak, mësime dialekti nga niveli... -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë -
Detaje të reja tronditëse: Betoni i lëngshëm i zuri poshtë punëtorët -
Ambasada e Kosovës në Austri konfirmon dy viktima nga Kosova në tragjedinë në Vjenë











