Lajme
Valton Halimi, kandidat për asamblist në komunën e Gleisdorit në Austri
Të dielën, me 28 qershor do të mbahen zgjedhjet komunale në Landin e Steiermark. Në këto zgjedhje, në komunën e Gleisdorf në garë është edhe shqiptari Valton Halimi.

Që nga viti 1998, mitrovicasi jeton në Austri ndërsa është pronar edhe i një kompanie të ndërtimtarisë.
Valtoni është anëtarë i Europarefernt për qarkun e Weiz, i cili përfshihet nga 31 komuna, ndërsa 27 prej tyre udhëhiqen nga partia e ÖVP-së.
Po ashtu, në Landin e Steiermark, Valton Halimi njihet si një aktivist dhe organizator i shumë aktiviteteve shqiptare.

Në këtë garë për asamblist, ai garon për të dytën herë në listën e partisë ÖVP.
“Kësaj herë besoj shumë se do të arrij të jam pjesë e këshillit komunal. Jam i bindur se edhe komuniteti shqiptarë do të jetë më i organizuar në komunën tonë dhe do të më votojnë”, thotë ai për Albinfo Austria.
Me votën tuaj për Valtonin ju do të keni mundësi më të lehta për integrim dhe aktivitete kulturore. “Votuesve të mi ju premtoj mbështetje në gjitha nevojat e tyre për integrim sa më të mirë dhe për aktivitete kulturore”, premton ai.
Valtoni thotë se duke votuar atë, ju do të votoni shqip. “Voto shqip, është edhe motoja ime për komunitetin tonë”, shkruan Albinfo Austria.
Në mars të vitit 2019, Halimi është zgjedhur kryetar i Këshillit Koordinues të Shoqatave Shqiptare në Steiermark.
E-Diaspora
-
Atje ku malet prekin qiellin dhe mbretëron qetësia Kosova ka pa dyshim një thesar të pasur natyror, ku gërshëtohen malet, liqenet dhe burimet. Le...
-
Madrid: Baritoni shqiptar Gëzim Myshketa debuton në “Teatro Real”
-
Spitex BajRon AG, ju flet shqip
-
Patentë shoferët e mërgatës: Pse Policia e Kosovës nuk mund t’i konfiskojë?
-
Byreku shqiptar në festivalin 2025 në Illinois
Jeta në Austri
-
Austri: Kufizime dhe ndryshime në shërbimin hekurudhor Nga 2 deri më 18 gusht, pasagjerët që udhëtojnë në zonën e Deutsches Eck do të...
-
Austriakët paguajnë më shumë se mesatarja e BE-së, thonë shitësit me pakicë
-
Futbollisti Smakaj transferohet në Austri
-
Ekstradohet nga Austria një person i kërkuar për vjedhje të rëndë
-
Vdes tragjikisht në Itali parashutisti austriak