E-Diaspora
Valoni përshëndetet nga „The Voice of Switzerland“
Megjithë vokalin e tij të vlerësuar lartë, juria nuk ka qenë shumë e bindur me paraqitjen e tij skenike
Këngëtari 32 vjeçar Valon Muhadri, me këngën “Stop and Stare” të “One Republic” nuk ka mundur të shkojë edhe një raund më tutje në garën “The voice of Switzerland”. Megjithë vokalin e tij të vlerësuar lartë, juria nuk ka qenë shumë e bindur nga prania e tij në skenë.
Valoni është shumë i gjallë dhe i këndshëm në prapaskenë por sapo ngjitej në skenë, ai dukej i introvertuar. Këtë vërejtje ia kishin drejtuar atij anëtarët e jurisë, të cilët ishin të gatshëm madje edhe të punonin me të për ta evituar këtë pengesë.
Sidoqoftë, ai edhe kësaj here në skenë doli si një “qingj i butë”, shprehen mediet zvicerane. Ndërsa njëri nga anëtarët e jurisë, marc Sway, duke e pëlqyer zërin e ngrohtë të shqiptarit me prejardhje nga Gjakova, i është drejtuar atij: “Kush ka një zë të tillë, nuk është i detyruar t`ua qëllojë të gjitha notave”.
Në fund, Valon Muhadri nga anëtarja e jurisë Stefanie Heinzmann mori 40 vota ndërkohë që rivalja e tij, Gabriela Grossenbacher, 60.
Edhe publiku televiziv iu përmbajt këtij vlerësimi, duke i dhënë këngëtares Grossenbacher më shumë vota se sa Valonit. Këtij të fundit mandej nuk i mbeti gjë tjetër pos të falënderonte me mirësjellje publikun dhe jurinë dhe të përshëndetej nga spektakli.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik










