Lajme
Valë e re ikjesh nga Kosova drejt BE-së
Raportohet se vetëm gjatë 48 orëve të fundit disa autobusë janë nisur nga rajoni i Ferizajt në drejtim të Beogradit, për të ikur drejt Hungarisë
Vala e ikjes për në vendet e Bashkimit Evropian, po vazhdon këtyre ditëve me intensitet edhe më të shtuar. Rajoni i Ferizajt është më i prekur nga migrimi, ndërsa raportohet vetëm gjatë 48 orëve të fundit disa autobusë janë nisur nga qytet në drejtim të Beogradit, për të ikur drejt Hungarisë.
Qindra qytetarë, siç raportohet edhe në mediet kosovare, mblidhen afër një pike të karburantit në magjistralen Ferizaj-Prishtinë dhe aty futen nëpër autobus në drejtim të Beogradit. Emigrantët po ikin në drejtim të Bujanocit e më pas po përfundojnë në Horgosh të Hungarisë.
“Për të arritur deri këtu shumica prej këtyre qytetarëve bëjnë shpenzime të jashtëzakonshme duke shitur shtëpitë e tyre, duke hyrë në borxh të thella e duke marrë kredi nga bankat”, ka thënë njëri nga të afërmit e atyre që po ikin.
Shumica nga ata që po kërkojnë “tokën e premtuar”, po ikin nga mungesa e perspektivës. Disa janë të pritur për të gjetur një vend pune, ndërsa në autobusin që ka parë TV21, shihen edhe fëmijë që bashkë me prindër po shkojnë në vendet e BE-së. Franca mbetet vendi më i dëshiruar për ta.
H. V është njëri nga kosovarët që ka shprehur gatishmëri të imigroj jashtë Kosovës. Ai thotë se ka shprehur interesim për të ikur jashtë vendit, pasi ai dhe bashkëshortja janë të dy të papunë, kurse fëmijët e tyre i mbajnë me bukë vetëm nga të ardhurat që marrin nga asistenca sociale.
“Jam interesuar, rashë në kontakt me një person. Mundësia më e mirë më thanë është për të shkuar në Francë, por kushton 10 mijë euro. Për t’i siguruar këto të holla më duhet të shes atë tokë që e kam, e nuk di nëse nga shitja e tokës mund të m’i sigurojë këto mjete, por rrugë tjetër nuk kam. Gruan e kam të sëmurë, ilaçet kushtojnë shumë dhe një operim që mjekët i kanë thënë ta bëjë këtu kushton mijëra euro”, ka thënë ai për “Zëri” në kushte anonimiteti,
Ndërkaq, Zyra për Informim e Policisë së Kosovës konfirmon se ka pasur raste kur grupe të caktuar kanë përgatitur dokumente të falsifikuara për personat, të cilët kanë pasur synim udhëtimin jashtë Kosovës në vende tjera.
Analistët politikë dhe ekspertët e ekonomisë thonë se gjithë kjo po ndodhë për mungesën e zhvillimit ekonomik dhe për mungesën e një strategjie qeveritare për hapjen e vendeve të punës. Ata i bëjnë thirrje policisë që të ndalojnë këtë vallë ikjesh, duke ua pamundësuar atyre kalimin masiv në Serbi.
Ndryshe, brenda pesë vjetëve të fundit më shumë se 70 mijë qytetarë të Kosovës kanë kërkuar azil në vendet e Bashkimit Evropian. Ndërsa, vetëm vitin e fundit rreth 20 mijë kosovarë janë regjistruar në listën e azilkërkuesve. Kështu tregojnë shifrat e Raportit të EASO-s (Zyrës Mbështetëse Evropiane për Azil), të publikuar me 7 korrik 2014.
Mirëpo, sipas EASO-s, gjasat që një qytetar i Kosovës të marrë statusin e azilantit në shtetet anëtare të BE-së është zero për qind, pasi që Kosova është një vend i sigurt dhe aplikimi i konventave për mbrojtje ndërkombëtare për qytetarët kosovarë nuk vlen. Mësohet se gjatë viti 2013 në Kosovë janë kthyer rreth 5100 qytetar.
Sipas statistikave, në vendet e BE-së në vitin 2009 kanë kërkuar azil: 14275, në vitin 2010 – 14310, në 2011 janë 9880, në vitin 2012 – 10210 dhe në vitin 2013 kanë kërkuar azil 20225.
E-Diaspora
-
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze Në kuadër të World Economic Forum (WEF) 2026 në Davos, një nga ngjarjet më prestigjioze globale... -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç










