Sport
3 muaj pas lëndimit, Valdet Rama kthehet në fushë
Skuadra gjermane 1860 München mund të marrë frymë më lirshëm. Një nga teknikët më të mirë të këtij ekipi, Valdet Rama pas një lëndimi të pësuar që nga shtatori, të martën i është kthyer trajnimit të plotë. Kjo është konfirmuar edhe nga faqja zyrtare e klubit, shkruan abendzeitung –münchen.de.
Futbollisti shqiptar ka kaluar një nga periudhat më të vështira të karrierës, pasi ndërrimi i skuadrës dhe kalimi në bundesligën e dytë gjermane nuk ishte ndër më shpërthyesit për mesfushorin. Kjo, për shkak të dëmtimeve radhazi të cilat e kanë penguar atë që të japë maksimumin për ekipin. Tani ai është kthyer sërish për të ndihmuar skuadrën e tij në ndeshjet para përfundimit të sezonit dimëror dhe për t’i shpëtuar rënies një kategori më poshtë, njofton albinfo.ch
Rikthimi në fushë i 28 vjeçarit Rama është edhe një shpresë më shumë për kombëtaren shqiptare dhe trajnerin Gianni De Biasi. Por Valdeti duhet të punojë shumë për të gjetur formën e tij nëse dëshiron të jetë pjesë e stafit të kombëtares shqiptare që do të udhëtojë vitin e ardhshëm për në Kampionatin Evropian.
E-Diaspora
-
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së Ceremonia e diplomimit u mbajt në Akademinë e FBI-së në Quantico, Virxhinia, Shtetet e Bashkuara të... -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










