Lajme
“Vala” shpërndan 50 mijë kartela, dhuratë për bashkatdhetarët
Sot, bashkatdhetarët që kanë aterruar në Aeroportin Ndërkombetar të Prishtinës,i ka oritur njüe befasi e këndshme. Aty, drejtori Menaxhues i Vala-s, Agron Mustafa dhe tre anëtarët e grupit humoristik “Stupcat”, kanë shpërndarë sot kartelat “dhuratë për ty”, pjesë e 50 mijë kartelave që Vala ka bërë dhuratë për ta.
Dhurimi i kartelave në këtë mënyrë të pazakonshme, që zgjoi një interesim të madh, erdhi pasi Drejtori Menaxhues i Vala-s, Agron Mustafa, vendosi t’i bashkëngjitej fushatës së Ministrisë së Diasporës së Qeverisë së Kosovës, me moton “Ti je pjesë e Atdheut”. Fushata parasheh që krahas regjistrimit, bashkatdhetarëve t’iu shpërndahen 50 mijë numra falas, thuhet në një njoftim të Vala-s.
“Vala është edhe e bashkatdhetarëve, sepse ata kanë një pjesë të rëndësishme në Kosovë, vendin ku kanë lindur apo kanë origjinën. Prandaj të presësh bashkatdhetarët dhe t’iu dhurosh numra pa pagesë, është një emocion ndryshe për mua, sepse dëshmon, përveç tjerash, se ne nuk i kemi harruar kontributin e tyre”, tha drejtori menaxhues i Vala-s, Agron Mustafa.
Sipas tij, dhurimi i këtyre numrave në Aeroport, është vetëm një pjesë e numrit prej 50 mijë sish që Vala ka dhuruar, ndërsa nëse ka kërkesa shtesë nga bashkatdhetarët, do të prodhohen numra të tjerë të rinj.
“Bashkatdhetarët mos të hezitojnë për të marrë numra. Janë dhuratë për ta nga shteti i Kosovës dhe Vala. Ju takojnë atyre. Kanë afat 13 mujor dhe kur të kthehen vitin tjetër, sërish do t’i kenë të njëjtit numra. Por jo vetëm në Aeroport, në çdo pikë kufitare apo pika të shitjes në gjithë territorin e Kosovës, ka numra për ta…për të gjithë”, deklaroi Mustafa.
Aktori i mirënjohur i “Stupcave” Vedat Bajrami, i cili është bërë pjesë e fushatës së Vala-s, “Të gjithë po kthehen” dhe njëherësh imazh i Vala-s, pohoi se takimi me bashkatdhtarët në Aeroport, është ndryshe nga ajo që i takon çdo herë, duke bërë performansa artistike së bashku me grupin, në vendet ku ata jetojnë e punojnë.
Vala do të ofrojë 50 mijë numra falas për bashkatdhetarët, numra të cilët do të përmbajnë 500 megabajt internet të shpejtë 3G e 4G, 30 minuta në rrjetin Vala dhe në numrat fiks dhe 100 SMS. Pakoja quhet Diaspora.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare Helmimi me gaz në Porcari, dëshmia e fqinjit shqiptar për momentet e para... -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç













