Lajme
Vala e të nxehtit përvëlon Evropёn, viktima dhe frikë nga zjarret
Evropa Jugore dhe Juglindore po përjeton ditët më të nxehta të këtij viti, me temperatura që kapërcejnë 40 gradë Celsius dhe pasoja të ndjeshme për jetën e përditshme. Nga Akropoli i mbyllur në Athinë e deri te evakuimet nga zjarret në Turqi, nxehtësia po paralizon jetën dhe po rrezikon shëndetin e mijëra qytetarëve, shkruan SRF, transmeton albinfo.ch.
Në Greqi, puna në natyrë gjatë mesditës është ndaluar me ligj, ndërsa Akropoli dhe monumentet e tjera historike mbeten të mbyllura për turistët në orët e pikut të nxehtësisë. Temperaturat pritet të arrijnë deri në 45 gradë, veçanërisht në zonat kontinentale. Autoritetet kanë hapur hapësira publike me ajër të kondicionuar për qytetarët që nuk kanë mundësi freskimi në shtëpi, ndërsa mjekët bëjnë thirrje për kujdes të shtuar, sidomos për të moshuarit dhe fëmijët.
Në Itali, situata është gjithashtu alarmante. Në rajonin jugor të Puglias, janë raportuar të paktën pesë vdekje që lidhen me të nxehtin. Në Palermo, kryeqytetin e Siçilisë, është shpallur niveli i kuq i alarmit, dhe më shumë se një duzinë qytetesh të tjera janë përfshirë në paralajmërime për rrezik të lartë. Meteorologët flasin për një valë të pazakontë të të nxehtit, të shtyrë nga një sistem presioni i lartë që po vjen nga Afrika, i quajtur “Deve”, që do të vazhdojë të sjellë temperatura ekstreme për disa ditë, transmeton albinfo.ch.
Ndërkohë, Turqia po përballet jo vetëm me temperatura të skajshme – mbi 40 gradë Celsius në gjashtë provinca – por edhe me zjarre aktive, sidomos në rajonin e Sakarya, ku disa fshatra janë detyruar të evakuohen. Thatësira e vazhdueshme ka rritur rrezikun për përhapje të shpejtë të flakëve. Pushuesit në qytetin bregdetar të Marmaris u befasuan kur derra të egër zbritën në plazh për t’u freskuar në det – një sinjal i qartë se edhe fauna po kërkon strehë nga vapa përvëluese.
Në Stamboll, temperatura arriti në 36 gradë Celsius që në orën 10 të mëngjesit, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se vendi po përjeton temperatura 6 deri në 12 gradë mbi mesataren sezonale. Është lëshuar thirrje që qytetarët të qëndrojnë brenda gjatë ditës, të shmangin alkoolin dhe të konsumojnë sa më shumë ujë. Aktivistët e të drejtave të kafshëve u kanë kërkuar qytetarëve të sigurojnë ujë për kafshët endacake që vuajnë nga i njëjti problem, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar Lea Ypi prezanton librin “Të poshtëruar” në Stokholm... -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles -
Eksodi i bardhë: Mjekët po i kthejnë shpinën Kosovës -
Gjermani: Policia gjen mbi dy kilogramë kokainë në makinën e shqiptarit
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese










