Bota
Vala e nxehtësisë kaplon edhe Gjermaninë
Temperaturat mund të arrijnë deri në 40 gradë Celsius në Gjermani, pasi vala e nxehtësisë me nofkën “Ulla” po përshkon gjithë vendin, sipas shërbimit gjerman të motit DWD.
Meteorologia e DWD-së, Sabine Krueger, tha se rajonet e vetme që u kursyen nga nxehtësia ekstreme ishin përgjatë Detit të Veriut, ku temperaturat do të mbeten në 29 gradë Celsius.
Sipas Krueger, temperaturat në rajonin e Frankfurtit shënuan 39 gradë dhe në disa vende tejkalonin edhe 40 gradë, transmeton ATSH.
“Temperatura më e lartë në Gjermani u shënua më 7 gusht 2015, në qytetin bavarez të Kitzingenit me 40,3 gradë Celsius”, sipas DWD-së, përcjell albinfo.ch.
Gjermania nuk është vendi i vetëm në Evropë me këtë valë ekstreme.
Në pjesë të Francës zyrtarët paralajmëruan për ditën e nesërme se temperaturat do të tejkalojnë 40 gradë Celsius.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












