Kosova
Shqipëria ka strategjinë e vaksinimit më 2021
Tremujori i parë i 2021-ës, kur do të nisë fushata e vaksinimit anti-Covid.

Ekspertja Silva Bino nga Instituti i Shëndetit Publik ka bërë të ditur strategjinë e vaksimit të popullsisë në Shqipëri dhe sigurimin e infrastrukturës për fillimin e procesit në tremujorin e parë të vitit 2021, përcjell albinfo.ch.
Sipas saj, Shqipëria është pjesëmarrëse në COVAX dhe bën pjesë në vendet me vetëfinancim të vaksinës anti-COVID-19.
“COVAX ka tani marrëveshje për të siguruar një sasi të madhe të dozave të llojeve të ndryshme të vaksinave dhe po ashtu po siguron edhe doza të tjera nëpërmjet kontributeve nga donatorë të ndryshëm. Këto marrëveshje tregojnë që të 190 vendet, që bëjnë pjesë tek COVAX, do të jenë në gjendje të marrin dozat e duhura të vaksinës për të mbrojtur grupet vulnerabël në gjysmën e parë të vitit 2021 me furnizimet e para në tremujorin e parë të vitit 2021 bazuar edhe në gatishmërinë e vendeve për të marrë vaksinën dhe aprovimin e agjencive rregullatore”, është shprehur ajo për DW.
Shqipëria është pjesë e COVAX me vetëfinancim. Pra ajo ka paguar/blerë tek COVAX për të pasur vaksinën anti COVID-19. Ndërkohë ka edhe disa propozime të tjera dhe po vlerësohen marrëveshje me vende të BE-së, të cilat mund të ofrojnë një sasi vaksinash si dhe me vetë Komisionin Europian për grupe të ndryshme vulnerabël. Po ashtu po bëhen përpjekje për marrëveshje direkte mes Shqipërisë me kompani prodhuese, bën të ditur ajo.
“Komiteti i ekspertëve po vlerëson skenarë të ndryshëm të furnizimit me vaksina si dhe skenarë të ndryshëm të vaksinimit në vendin tonë. Një skenar është për vaksinën e prodhuar nga PFIZER (BioNTech-Pfizer, shën. red.) që kërkon të ruhet në minus 80 gradë Celcius dhe për këtë lypset një investim për një infrastrukturë të re; skenari tjetër është për vaksinën anti Corona të prodhuar nga kompania MODERNA që kërkon më tepër investime; skenari i tretë është për vaksinën e prodhuar nga kompania AstraAzeka për të cilën Shqipëria i ka kapacitetet dhe duhen vetëm të ketë pak shtesa. Por nuk përjashtohet edhe marrja e vaksinave nga kompania Johnson &Johnson apo kompani të tjera”, tha ajo.
Vaksinimi do të fillojë në 3-mujorin e parë 2021, Komiteti i Ekspertëve të vaksinimit ka identifikuar si grupe prioritare punonjësit e shëndetësisë, rezidentët dhe punonjësit e institucioneve të kujdesit afatgjatë dhe më pas personat mbi 75 vjeç, ata mbi 65 vjeç, personat më të rinj se 65 vjeç me sëmundje bashkëshoqëruese, personelin e shërbimeve kritike, tregon ajo.
E-Diaspora
-
Nga gushti i vitit të ardhshëm, Italia heq kartën e identitetit fizikë, preken edhe shqiptarët Raportohet se nga 3 gushti 2026, kartat e identitetit fizike (në letër) të lëshuara në Itali...
-
4 milionë euro për policen e sigurimeve për mërgimtarët, vlerësohet vendim i padrejt
-
Nga 1 korriku, Aeroporti i Prishtinës nis fluturime të rregullta drejt Lionit
-
Detaje të reja rreth vrasjes së 25-vjeçarit shqiptar në Itali
-
Shkodran Osmanaj performon në Festival d’Aix-en-Provence me Orkestrën Bayerische Rundfunk
Jeta në Austri
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri Interesimi për studimet mjekësore në Austri është rritur ndjeshëm këtë vit, me 15,668 kandidatë të regjistruar...
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor
-
Subvencionet mbi 1,500 euro do të bëhen publike në Austri nga shtatori
-
Vala e të nxehtit në Austri nxit masa emergjente
-
Austria synon të shtyjë punonjësit mbi 60 vjeç të qëndrojnë më gjatë në punë