Lajme
Vaksinimi në BE, tani fokusi edhe tek adoleshentët
Pas gjysmë viti nga nisja e strategjisë së vaksinimit në Bashkimin Evropian, blloku duket se është në rrugën e duhur për vaksinimin e 70% të popullsisë.
58% e popullsisë ka marrë tashmë një dozë të vaksinës, por numrat variojnë nga vendi në vend. Ndërsa në Belgjikë dhe në Maltë 71% e popullsisë kanë marrë një dozë, shifrat vijnë në rënie në Bullgari, ku vetëm 16% e qytetarëve kanë marrë dozën e parë.
Të gjitha vendet në BE nisën me një strategji bazuar te mosha, duke zgjedhur grupmoshat më të cenuarit si prioritet.
Edoardo Colzani, ekspert në Agjencinë e Vaksinimit për Parandalimin e Sëmundjeve, tha se nuk ka një strategji ideale, mirëpo për strategjinë e implementuar janë menduar të gjitha rrethanat.
“Nuk ka një strategji që të funksionojë më mirë në të gjitha kontekstet. Çdo strategji ka nevojë të marrë parasysh situatën, furnizimin me vaksina, popullsinë e rrezikuar dhe situatën epidemiologjike të sëmundjes në çdo moment”, u shpreh Edoardo Colzani.
Portugalia, Spanja dhe Irlanda janë të vetmet vende që nuk kanë nisur vaksinimin për qytetarët mbi 18 vjeç.
Tani, hapi i ardhshëm i BE-së është vaksinimi i adoleshentëve. Vaksina e “Pfizer/BioNTech” aktualisht është e vetmja e aprovuar nga EMA për fëmijët e moshave 12 deri në 15 vjeç, ndërsa “Moderna” po shqyrtohet.
Sophie Lucas, eksperte në institutin “Duve”, tha se vaksina duhet të testohet në mosha të ndryshme, për të përcaktuar dozën e përshtatshme.
“Ata nuk janë të rritur të vegjël, ata kanë mënyrën e tyre për të reaguar ndaj vaksinës. Ndaj është me rëndësi që vaksinat të testohen në mosha të ndryshme për të përcaktuar dozën e përshtatshme, për shembull, për fëmijët nën 12 vjeç. Dhe, për të qenë të sigurt, duhet të tregojmë se efikasiteti i vaksinës është i barabartë si për 12-vjeçarët, edhe për ata sipër”, u shpreh Sophie Lucas.
Adoleshentët nuk janë mes kategorive më të cenueshme, por vaksinimi i tyre mund t’i sjellë përfitime të shumta popullsisë.
“Krahas avantazheve individuale për të vegjlit, ka edhe avantazhe kolektive. Sepse duket gjithnjë e më e qartë se vaksinimi do të reduktojë rrezikun e transmetimit të sëmundjeve virale dhe, edhe nëse adoleshentët nuk shfaqin simptoma të ashpra të sëmundjes, ka sërish rreziqe nga ky virus dhe ata mund të kontribuojnë në transmetimin e tij. Ndaj, ulja e transmetimit nga të rinjtë në 18 vjeç mund të jetë tejet e dobishme në aspektin kolektiv”, tha Sophie Lucas.
Vende si Gjermania, Rumania, Italia, Franca dhe Estonia kanë nisur vaksinimet për qytetarët mbi 12 vjeç./Euronews
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt Më 14–15 prill 2026 mbahet Samiti IV i Diasporës Shqiptare... -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë -
Hamburg
Promovohet libri “Skënderbeu – Një hero arbëror i Evropës” më 7 shkurt në Hamburg -
Diaspora
Diaspora rrit të ardhurat e Kosovës +4% më shumë në vitin 2025 -
Itali
Brilant Milazimi përfaqëson Kosovën në Bienalen e Venecias 2026
Jeta në Austri
-
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro Vjena pret që deficiti buxhetor i vitit 2025 të arrijë në total 2.8 miliardë euro, 1... -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin












