Lajme
Strategjia e përshpejtimit të vaksinimit në Zvicër
Në strategjinë e saj trefazore që Qeveria zvicerane ka ngritur për lehtësimin gradual të masave të mbetura të koronavirusit, e gjithë popullata e rritur do të ketë qasje në vaksinat, dhe të gjithë ata që duan të vaksinohen do të kenë marrë të paktën dozën e parë nga fundi i qershorit, thanë autoritetet.
Deri më 1 qershor 2021, 1.75 milion (20% e popullsisë) u vaksinuan plotësisht dhe 1.32 milion të tjerë (15% e popullsisë) u vaksinuan pjesërisht, sipas Zyrës Federale të Shëndetit Publike të Zvicrës, përcjell albinfo.ch.
Për tre muaj Zvicra ka kaluar nga 6% në 36% të popullsisë të paktën pjesërisht të vaksinuar. Kjo përqindje ndryshon pak midis kantoneve.
Sidoqoftë, në Evropë, Zvicra vazhdon të ndjekë shumë kombe të tjera. Mesatarja e BE-së për një ose më shumë doza është 39% e popullsisë. Kombet, si Mbretëria e Bashkuar (58%), Hungaria (54%), Gjermania (44%) dhe Belgjika (40%) janë mbi mesataren e BE-së. Austria (39%), Spanja (39%), Italia (38%) dhe Franca (38%) janë të gjitha afër mesatares së BE-së dhe të gjitha përpara Zvicrës.
Zvicra mund të arrijë imunitet kolektiv – kur 80 për qind e popullsisë është imunizuar plotësisht – më 8 tetor.
Llogaritja nuk merr parasysh disponueshmërinë e ndryshueshme të vaksinave, shfaqjen e varianteve të reja të virusit, kundër të cilave vaksinat aktuale nuk do të ishin domosdoshmërisht efektive, ose numrin e njerëzve që janë imunë pasi të shërohen nga sëmundja. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij Familja e të ndjerit deklaroi se fakti që vdekja e tij ishte plotësisht e shmangshme e... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve














