Lajme
Vaksina ‘Pfizer’ e sigurt, efektive edhe tek të rinjtë
BioNTech/Pfizer: Vaksina, 100% efektive te moshat 12-15 vjeç
Vaksina e Pfizer dhe Biontech kundër Covid 19 është e sigurt, efektive tek adoleshentët që u testuan, thonë kompanitë eksperimentale, përcjell albinfo.ch.
“Pfizer Inc” dhe “BioNTech SE” thanë sot, në një deklaratë, se vaksina prodhoi përgjigje të fuqishme të antitrupave në moshat 12 deri në 15 vjeç, duke u hapur rrugën që të kërkojnë autorizimin e përdorimit me urgjencë, në SHBA.
Pfizer shpreson që vaksinimet tek adoleshentët mund të fillojnë para vitit të ardhshëm shkollor, tha në një deklaratë Albert Bourla, kryetari dhe shefi ekzekutiv i Pfizer.
Vaksina e Pfizer tashmë është e autorizuar për përdorim te njerëzit mbi 16 vjeç. Studimi i ri ofron provat e para se si vaksina do të funksionojë edhe te adoleshentët e moshës shkollore, shkruan Reuters.
Në provën që u bë me 2.260 adoleshentë, të moshës 12 deri në 15, ka pasur 18 raste të Covid 9 në grupin që ka marrë një dozë dhe asnjë në grupin që ka marrë vaksinën, duke rezultuar në efikasitetin 100% në parandalimin e koronavirusit, sipas kompanisë.
E-Diaspora
-
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë Eventi prestigjioz në Vjenë, Spiropali përfaqëson Shqipërinë... -
Francë
Shoqëria “Iliria” organizon festimin e Pavarësisë së Kosovës në Francë -
Gjermani
Marigona Qerkezi rikthehet në skenën gjermane me ‘Nabucco’ -
Kreuzlingen
Ansambli “Drita” organizon festë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Kreuzlingen -
SHBA
Ina Kosturi nderohet me medalje bronzi në “Global Music Awards” në SHBA
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta













