Lajme
Vaksina në Zvicër do të jetë falas dhe jo e detyrueshme
Grupet me përparësi për vaksinim janë njerëzit që janë veçanërisht në rrezik nga Covid-19, punonjësit shëndetësorë që kujdesen për ata me rrezik të veçantë etj.
Në konferencën për media që po vazhdon të mbahet në Bernë, Virginie Masserey nga BAG ka bërë veç tjerash një përmbledhje të strategjisë zvicerane të vaksinimit, njofton srf.ch.
“Ne kemi disa qëllime në këtë strategji. Para së gjithash, ne duam të zvogëlojmë barrën e sëmundjes duke ulur numrin e rasteve të rënda dhe vdekjeve”, transmeton albinfo.ch fjalët e përfaqësueses së BAG. “Së dyti, ne duam të ruajmë sistemin shëndetësor. Vaksinimet do të jenë falas por jo të detyrueshme”.
Ndërsa Claus Bolte, Shefi i Autorizimit në Swissmedic, shton: “Grupet e synuara me përparësi për vaksinimin janë njerëzit që janë veçanërisht në rrezik nga Covid-19, pastaj punonjësit shëndetësorë dhe kujdestarët e atyre që janë me rrezik të veçantë, transmeton albinfo.ch.
Kur këto grupe të jenë vaksinuar, vaksinimi do të jetë në dispozicion për të gjithë të tjerët që duan të vaksinohen”.
Vaksinimi pritet me shumë padurim, ka vazhduar Virginie Masserey. “Ne kemi nënshkruar kontrata me tri kompani, me të cilat mund të vaksinojmë rreth gjashtë milionë njerëz. Ne marrim doza vaksinimi nga Moderna, Astra Zeneca dhe Pfizer dhe jemi në kontakt me korporatat e tjera për të siguruar që Zvicra të ketë qasje të sigurt në vaksina të mjaftueshme”.
Vaksinat do të vijnë në faza dhe duhet të dorëzohen në gjysmën e parë të vitit 2021. Cilësia dhe siguria e vaksinave është përparësia jonë kryesore”.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025











