Lajme
Vaksina kineze kundër Kovid-19 jep imunitet dy javë pas dozës së parë
Është bërë e ditur se njerëzit që marrin vaksinë kineze kundër Covid-19 zhvillojnë imunitet ndaj virusit brenda dy javësh nga injeksioni i parë, deklaroi Lu Xhinzhen, shefi i Grupit Kombëtar Farmaceutik të Kinës (Sinofarm), përcjell albinfo.ch.
Thuhet se Sinofarm aktualisht po e kryen fazën e tretë të provave klinike ndërkombëtare për vaksinat në Emiratet e Bashkuara Arabe. Vaksina pritet të dalë në treg në fund të dhjetorit 2020.
“Një injeksion jep një garanci për 97 për qind mbrojtje, antitrupat zhvillohen ngadalë. Normalisht, niveli i antitrupave të nevojshëm për ta luftuar Kovid-19 do të zhvillohet brenda gjysmë muaji. Nëse merrni dy injeksione, mbrojtja 100 për qind është e garantuar”, pretendon Lu.
Po ashtu, sipas tij, intervali midis injeksionit të parë dhe të dytë është 28 ditë, por në raste të veçanta të dyja injeksionet mund të merren në të njëjtën kohë. Shefi i Sinofarm siguroi që vaksina nuk do të jetë shumë e shtrenjtë.
“Ne presim që një dozë të kushtojë disa qindra juanë. Nëse ka dy injeksione, kostoja do të jetë rreth 1.000 juanë (144 dollarë)”, tha Lu.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













