Lajme
Vaksina e re kundër Covid-19 del në përdorim vitin e ardhshëm
Vaksina e Covidit Pfizer që përdoret aktualisht do duhet riformuluar vitin tjetër për të luftuar edhe variantet e reja të koronavirusit. Sipas drejtuesit të kompanisë “BioNTech” virusi do vijojë ndryshojë sikurse vetë vaksinat.
Kompania gjermane “BioNTech” e cila bashkëpunon me amerikanët e “Pfizer”-it paralajmëron se vitin tjetër do të ketë një vaksinë të re kundër Covid-19.
Drejtuesi i “BioNTech”-ut, Uur Shahin, tha se vaksina duhet riformuluar për të luftuar edhe mutacionet që ka pësuar koronavirusi i ri në muajt e fundit.
“Këtë vit nuk nevojitet vaksinë tjetër, por në mesin e vitit të ardhshëm, situata mund të ndryshojë,” u shpreh Shahin në një intervistë për gazetën “Financial Times”.
Kompanitë biofarmaceutike “BioNTech” dhe “Pfizer” hodhën vitin e kaluar për herë të parë në treg një vaksinë covidi që e rrit imunitetin duke nxitur qelizat e njeriut që të krijojnë proteina mbrojtëse.
Mendohet se vaksinat aktuale mbrojnë mirë ndaj varianteve që po qarkullojnë në botë, por virusi pritet të vijojë përshtatjen me mjedisin.
“Nuk kemi pse të supozojmë se gjenerata tjetër e virusit do të jetë më e lehtë për t’u menaxhuar nga sistemi imunitar. Ky është një evolucion i vazhdueshëm dhe evolucioni sapo ka filluar,” shprehet Shahin.
Drejtuesi i kompanisë gjermane nuk e tregon çmimi që do të ketë vaksina e re por parashikon se fushatat e imunizimit do të vazhdojnë në vitet që vijnë, duke vazhduar me dozat përforcuese për ata që janë vaksinuar deri tani, dhe për vaksinimin e personave që nuk kanë pasur mundësi të imunizohen.
E-Diaspora
-
“Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt Është promovuar libri “Parabolat e jetës dhe artit” me autor Arsim Kajtazin që i kushtohet veprës... -
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese









