Lajme
Vaksina e Modernës: Fillojnë procedurat për Evropën
Vaksina eksperimentale kundër Covid-19, mRNA 1273 e Modernës përmbush kushtet për të prezantuar një kërkesë për autorizimin e hedhjes në treg në BE.
Kjo është bërë e ditur nga kompania amerikane bioteknologjike, që ka pohuar se ka marrë një konfirmim të shkruar nga agjencia evropiane e ilaceve, EMA.
Procedura që do të ndiqet është e njëjtë me atë të nisur pak ditë më parë nga EMA për vaksinën e Oxfordit dhe AstraZenekës dhe të Biontech dhe Pfizer dhe lejon që kompanitë të paraqesin kërkesa për ilaçe dhe vaksina kundër koronavirusit, para se zhvillimi i tyre të ketë përfunduar dhe dokumentacioni të jetë i plotë, shkruan tch, përcjell Albinfo.ch
Moderna po punon në Evropë me partnerët e saj strategjikë si Lonza në Zvicër dhe ROVI në Spanjë, për prodhimin e vaksinës së saj. Ajo parashikon të prodhojë 500 milionë deri në 1 miliard doza të vaksinës për Evropën, në vit, duke filluar nga 2021.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














