Lajme
Vaksina e AstraZeneca-s në Kosovë në fund të shkurtit ose në fillim të marsit
Isme Humolli, zyrtare profesionale e emergjencave e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në Kosovë, tha për Radion Evropa e Lirë se dozat e para të vaksinës kundër koronavirusit të kompanisë AstraZeneca, pritet të arrijnë në Kosovë në fund të muajit shkurt ose më sa largu në fillim të marsit, përcjell Albinfo.ch.
Ajo megjithatë nuk ka saktësuar se sa do të jetë sasia e dozave të vaksinës.
“Institucionet janë gati, ekipet e vaksinimit janë duke u trajnuar”, tha Humolli.
Organizata Botërore e Shëndetësisë më 15 shkurt dha dritën jeshile për përdorimin emergjent të një vaksine kundër koronavirusit, të prodhuar nga kompania farmaceutike AstraZeneca, në bashkëpunim me Universitetin e Oksfordit. Kjo është vaksina e dytë që autorizon OBSH-ja, pas autorizimit të vaksinës Pfizer/BioNTech në muajin dhjetor.
Vaksinën e AstraZenecas dhe Oxfordit kundër koronavirusit, Kosova pritet ta marrë falas përmes programit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, COVAX, që ka për qëllim të shpërndajë vaksina në vende të varfra. Sipas një raporti të publikuar më herët gjatë këtij muaji, Kosova do të marrë nga COVAX-i 100,800 doza të kësaj vaksine.
Përveç vaksinave nga COVAX, Ministria në detyrë e Shëndetësisë pati njoftuar se ka marrë konfirmim nga kompania amerikane, Pfizer për sigurimin e 535,000 vaksinave kundër koronavirusit.
Megjithatë, kompania amerikane, Pfizer nuk e ka konfirmuar marrëveshjen me Qeverinë në detyrë të Kosovës.
Për të qenë sa më efektive, edhe AstraZeneca, edhe Pfizer/BioNTech duhet të jepen në dy doza, me një diferencë kohore prej tri javësh.
Deri më 15 shkurt, numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë ka arritur në 64,519, ndërsa i viktimave në 1,545.
Koronavirusi ka infektuar mbi 109 milionë njerëz në të gjithë botën. Së paku 2.4 milionë prej tyre kanë vdekur.
Por, shumë vende të botës ende nuk kanë nisur programet e vaksinimit e, madje, edhe vendet e pasura po përballen me mungesa të dozave, derisa fabrikat po përpiqen të rrisin prodhimin.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Studentët e Fakultetit të Arteve përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Oberhausen -
Komedia “Ne dhe Ata” në Bernë: humor dhe reflektim mbi jetën në diasporë -
SHBA
Shqiptarja nga Kosova pranohet në një nga specializimet më konkurruese në SHBA
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“












