Muzikë
Vajzat shqiptare që u bënë storie suksesi në Turqi
Shqiptarët kanë arritur të bëhen emra të njohur në shtetet e tjera në shumë fusha të ndryshme.
Shumë këngëtare dhe aktore apo prezantuese shqiptare kanë shkuar jashtë vendit për një jetë më të mirë e sukses më të madh në karrierën e tyre, përcjell albinfo.ch.
Kështu kanë vepruar edhe 4 vajzat, të cilat janë bërë shumë të famshme në Turqi.
Laureta Gashi, e cila njihet me emrin artistik Asya Gashi, është një këngëtare e njohur që ka lindur në Kosovë dhe pasi mbaroi Fakultetin e Arteve në Prishtinë, u zhvendos në Turqi për ta vazhduar karrierën atje. Asya ka publikuar disa këngë që kanë arritur shumë sukses, duke zënë vendin e tretë në iTunes.

Almeda Abazi ka lindur në Tiranë, shkollën dhe universitetin e mbaroi në Turqi. Shqiptarja vendosi që jetën e saj ta vazhdonte në shtetin turk, ku u bë e famshme duke luajtur në disa seri e filma. Atje Almeda njohu edhe dashurinë e jetës, aktorin Tolgahan Sayisman dhe çifti sot janë prindër të një djali.

Vanesa Doçi është një nga emrat më të rinj të muzikës. Ajo është motra e këngëtares Aida Doçi. Vanesa sapo ka nisur karrierën e saj në Turqi dhe pak kohë më parë publikoi këngën e saj të parë për tregun muzikor turk. Kënga u prit shumë mirë dhe Vanesa i mahniti të gjithë me zërin e saj, aq sa e krahasojnë mjeshtrinë e këndimit të ngjashme me Ibrahim Tatlises.

Arbnora Ademaj, prezantuesen nga Kosova do ta shohim së shpejti në seri turke, transmeton express. Prej disa kohësh Arbnora po qëndron në Turqi, ku ka takuar disa nga aktorët më të njohur turq, me të cilët pritet të bashkëpunojë. Pak kohë më parë u zbulua se Arbnora do të luajë me “Ezelin” në një seri të ri turke. /Albinfo.ch.

E-Diaspora
-
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja Këngëtarja turke Simge Sağın tregon origjinën shqiptare dhe bën shqiponjën (Video) ... -
Dy shqiptarë arrestohen pas ndjekjeje të rrezikshme në autostradën A15 në Itali -
Itali
Projekti “Biblioteka shqip” pasuron bibliotekat në jug të Italisë me libra në gjuhën shqipe -
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova -
Chair Airline nis fluturimet direkte Vlorë-Cyrih
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja












