CH-Ballkani
Vajzat nga Zvicra mblodhën para për viktimat e tërmetit në Shqipëri
Pas vetëm një ore, vajzat e angazhuara e kishin tashmë në dorë lejen për të kërkuar ndihma në para në shëtitoren e qytetit Wil
Shqipëria u dridh dhe bashkë me të u dridhën edhe zemrat e disa nxënësve të ciklit të lartë të shkollës Lindenhof të qytetit Wil, Kantoni St. Gallen. Veçanërisht të vendosura u treguan pesë nxënëse nga kjo shkollë, shkruan hallowil.ch.
Në shtëpitë e tyre prindërit tashmë po grumbullonin gjësende për ndihma, kur pesë shoqeve të shkollës u lindi ideja për të grumbulluar ndihma të tjera, transmeton albinfo.ch. Ato e ndanë menjëherë idenë e tyre me mësuesin e klasës, i cili u lidh me drejtorin e shkollës, Mathias Schlegel. Ky pastaj bëri hapin e duhur, duke u mundësuar vajzave të telefononin te autoritetet e qytetit, të cilat duhet të japin lejen për aksione të këtij lloji. Edhe këtu nëpunësja tregoi gatishmërinë e duhur kështu që pas vetëm një ore, vajzat e angazhuara e kishin tashmë në dorë lejen për të kërkuar ndihma në para në shëtitoren e qytetit Wil.
Ndërkohë nxënëset janë marrë vesh me mësuesit, kanë marrë disa detyra shtëpie, kanë punuar pllakate, kanë siguruar një arkë dhe kanë ndihmuar bashkatdhetarët e tyre, përcjell albinfo.ch. Gjatë dy ditëve ato grumbulluan mbi 1200 franga. Pas bisedës me imamin (e xhamisë së këtushme) ato, së bashku me drejtorinë e shkollës – e cila e rrumbullakësoi shumën në fjalë me edhe 1300 franga – i dorëzuan të hollat në organizatën humanitare Islamic Relief. Kjo organizatë e njohur me seli në Gjenevë mbështet shumë projekte në gjithë botën dhe bashkëpunon me Unicef-in dhe DEZA-n.
E-Diaspora
-
Tri vajzat e Kosovës shkëlqyen në Oscars Dua Lipa dhe Rita Ora tërheqin vëmendjen me stilin e tyre... -
Ambasada e Kosovës në Austri konfirmon dy viktima nga Kosova në tragjedinë në Vjenë -
Revista e manifestimit “Kurora e Lirisë”, një publikim që sjell standard të ri -
Two.jobs sjell inovacion në Social Media Recruiting në HR Festival Europe 2026 -
Në Bernë promovohet libri “Klithma” i autores Alketa Gashi-Fazliu
Jeta në Austri
-
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë Britma dhe panik, dëshmitarët tregojnë si ndodhi tragjedia me 4 viktima në Vjenë... -
Detaje të reja tronditëse: Betoni i lëngshëm i zuri poshtë punëtorët -
Ambasada e Kosovës në Austri konfirmon dy viktima nga Kosova në tragjedinë në Vjenë -
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 -
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim












