Bota
Vajza e vjedhur ribashkohet me të afërmit pas 40 vitesh
Ajo është fëmija i 126-të që gjendet nga “Gjyshet”, që zhvillon kampanjë për viktimat e “Luftës së Ndyrë”, shkruan BBC
Një grua e marrë si fëmijë nga nëna e saj në Argjentinë është bashkuar me familjen e saj nga grupi “Gjyshet e Plaza de Mayo” pas 40 vjetësh.
Adriana, që kishte kërkuar të mos i publikohej mbiemri, u identifikua pasi bëri testin e ADN-së, që u përshtat me familjarët.
Ajo është fëmija i 126-të që gjendet nga “Gjyshet”, që zhvillon kampanjë për viktimat e “Luftës së Ndyrë”, shkruan BBC.
Duke folur në një konferencë për media, Adriana ka thënë se dy personat që e kishin rritur kishin vdekur dhe se asaj i ishte bërë me dije se nuk ishte vajza e tyre biologjike.
“E kuptova të shtunën dhe të hënën menjëherë shkova në organizatë. Doja të dija nëse isha vajza e njerëzve që ishin zhdukur”, ka thënë ajo duke shtuar se në periudhën kur kishte lindur kishte pasur qindra fëmijë të cilët ishin zhdukur nga aktivistët nën rregullat e ushtrisë mes viteve 1976 dhe 1983, transmeton Albinfo.ch.
Ajo bëri testin e ADN-së, por për katër muaj nuk u gjet asnjë lidhje.
Të hënën megjithatë ajo mori një thirrje nga Komisioni Kombëtar për të Drejtat për Identitet që i thanë se kanë informata se është vajza e Violeta Ortolanit dhe Edgardo Garnier.
Çifti ishte takuar në periudhën sa ishin studentë të inxhinierisë, kur ishin aktivë në grupin e studentëve të krahut të majtë. Ortolani ishte arrestuar nga policia në dhjetor të vitit 1976 kur ishte tetë muajsh shtatzënë. Adriana kishte lindur në janar të 77-ës. Garnier ishte arrestuar një muaj më pas pasi ishte duke kërkuar partneren e zhdukur dhe vajzën. Asnjëri nga dy prindërit e saj nuk janë gjetur më. Janë rreth 30 mijë persona për të cilët nuk dihet asgjë nga ajo periudhë në Argjentinë.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













