Kosova
Ushtritë më të forta të botës, ja ku radhiten Kosova e Shqipëria
Serbia është në vendin e 61, Shqipëria në vendin 115, Maqedonia e Veriut 134, Mali i Zi 131, Kosova 139.
Për numër ushtarësh, Kinës nuk i afrohet askush pasi sipas të dhënave të “Global Fire Power” numron 2 milionë njerëz në personelin ushtarak.
Në krahasim, SHBA ka 1.4 milionë më pak por sa i takon fuqisë totale ushtarake, SHBA qëndron në krye para Rusisë dhe Kinës, që renditen respektivisht në vendin e dytë dhe të tretë.
Renditja e forcës ushtarake është bërë nga “Global Fire Power” që merr në konsideratë 50 faktorë, duke nisur nga logjistika, financa dhe gjeografia, transmeton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Në një kohë kur ushtria e Rusia qëndron në gatishmëri rreth Ukrainës, bota është e kërcënuar nga mundësia e nisjes së një konflikti të ri ushtarak.
Deri tani përpjekjet diplomatike kanë dështuar dhe tani pritet të shihet se si do të veprojë Rusia.
Gjithashtu, Kina dhe SHBA mund të matin në një formë forcat me njëra-tjetrën për Tajvanin.
Në këtë klasifikim, Shqipëria renditet në vend të 115 nga 140 vende që janë përfshirë.
Sa u takon vendeve të Ballkanit Perëndimor, Serbia është në vendin e 61, Maqedonia e Veriut 134, Mali i Zi 131, Kosova 139.
Për vendet fqinje, Italia është forca e 11 ushtarake në botë, Greqia renditet në vendin e 23. Kurse Turqia gjendet në vend të 13.
10 vendet më forta ushtarakisht:
SHBA
Rusi
Kinë
Indi
Japoni
Koreja e Jugut
Francë
Mbrëtëria e Bashkuar
Pakistan
Brazil
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











