Jeta në Zvicër
Ushtria zvicerane redukton kapacitetet
Brenda departamentit janë duke u zhvilluar konsultime që parashohin ndryshime thelbësore në strukturën e ushtrisë
Forcat e armatosura të Zvicrës në të ardhmen do të jenë më të vogla se tash. Sipas qëndrimit të Departamentit të Mbrojtjes (VBS), ushtria e këtushme do të mbështet më shumë në autoritetet civile se në ato të armatosura.
VBS ka konkretizuar të premten qëndrimet për një ushtri dukshëm të zvogëluar të Zvicrës. Sipas një raporti ende jozyrtar por të publikuar në “Neuen Zürcher Zeitung” brenda departamentit janë duke u zhvilluar konsultime që parashohin ndryshime thelbësore në strukturën e ushtrisë. Me këto ndryshime, thuhet se në të ardhmen do të humbë nga pesha kompetenca klasike e mbrojtjes që ka sot ushtria.
“Mbështetja e autoriteteve civile brenda një kohe të caktuar do të jetë prioritet i ushtrisë”, citon NZZ raportin.
Koncepti i punuar rishtas për ushtrinë e të ardhmes bazohet në një kornizë buxhetore prej 4.7 miliardë frangash. Duke iu referuar të ardhurave në dispozicion, reduktimet e mëdha janë të pashmangshme.
Parashikohet që një pjesë e mirë e infrastrukturës të “bjerë viktimë” e masave të kursimit. Sipas skenarit të VBS-së, do të mbylleshin rreth dhjetë kazerma, një qendër rekrutimi, shumica e depove të mëdha nëntokësore të materialit dhe të municionit si dhe spitale ushtarake.
Kursime do të bëhen edhe në sistemin e armatimit. Sipas raportit parashihet likuidimi i sistemit të mbrojtjes nga ajri Faflir ose ai tankeve të luftës. Supozohet se në të ardhme do te jenë më efikase sistemet mobile, fleksibile e të lehta të armatimit.
Debatet në mes të qeverisë dhe parlamentit rreth kornizave financiare dhe ushtarake të mbrojtjes së mbrojtjes së vendit.
Sipas raportit, më së voni në fund të vitit qeveria do t`ia prezantojë parlamentit konceptin e saj për zhvillimin e ushtrisë.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik














