Bota
Ushtria gjermane refuzon marrjen e dy avionëve A400M
Ushtria gjermane refuzoi livrimin e dy avionëve A400M
Ushtria gjermane refuzoi pranimin e dy avionëve A400M për shkak të problemeve të sigurisë, veçanërisht në sistemin e helikave, njoftoi ajo sot, ndërkohë që ky avion i transportit ushtarak të Airbus është përballur me kosto të larta dhe vonesa.
“Bundeswehr vendosi për të mos pranuar dy A400M”, theksoi ajo në një komunikatë.
“Siguria e ushtarëve tanë në përdorimin e përditshëm të A400M është prioritet absolut”, shtroi ushtria. Probleme teknike janë zbuluar në këtë aparat ushtarak të zhvilluar në bashkëpunim nga Belgjika, Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Luksemburgu, Spanja dhe Turqia.
“Testet rutinë kanë zbuluar se në disa prej 31 aparateve të avionëve tashmë të porositur për ushtrinë ajrore gjermane, 24 pjesë mbi çdo helikë nuk kishin çiftin rrotullues të parashikuar”, sipas të njëjtit burim.
“Nëse këto probleme nuk identifikohen dhe nuk korrigjohen, ato mund të shkaktojnë dëme strukturore në helikë”, konfirmoi ushtria.
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











