Lajme

Ushtria e Serbisë paguan plaçkën e luftës

Ushtria e Serbisë duhet të paguaj dëmshpërblim në vlerë 265 mijë euro (32 milionë dinarë) kompanisë “Buçaj” në Prishtinë, për hajninë e vitit 1999

Për plaçkën që ka bërë në Kosovë, Ushtria e Serbisë duhet të paguaj dëmshpërblim në vlerë 265 mijë euro (32 milionë dinarë) kompanisë “Buçaj” në Prishtinë. Kësaj kompani ushtra serbe në vitin 1999 ia kishte vjedhur gjithë mallin ushqimorë që kishte pasur në magazinat e saja në lokacion “Boro e Ramizi”.

Buçaj e ka paditur shtetin e Serbisë në maj 2004, duke kërkuar dëmshpërblim për mallin të cilin Ushtria e Serbisë ia kishte vjedhë në qendrën të Prishtinë. Pasi Gjykata Serbe e kishte trajtuar këtë akt si “plaçkë lufte”, ka detyruar ushtrinë që t’ia kompensojë mallin e vitit 1999, njofton Blic, transmeton KKosova.

Kompaninë Buçaj në këtë proces gjyqësor e ka përfaqësuar një avokat serb nga Nishi, i cili, sipas medieve serbe, dikur edhe vetë kishte qenë pjesëtar i Ushtrisë së Jugosllav. Ky është rasti i parë që Ushtria e Serbisë gjykohen dhe detyrohet të paguaj plaçkën e luftës në Kosovë.