Kosova

Ushtria e Kosovës bëhet me automjete të blinduara

Ministri i Mbrojtjes në Kosovë, Armend Mehaj, ka prezantuar sot automjetet e blinduara, të cilat së shpejti do të jenë në shërbim të Forcave të Sigurisë së Kosovës

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Mehaj ka bërë të ditur se këto paisje do të jenë sistem shumë i rëndësishëm i kapaciteteve ushtarake të Kosovës, transmeton Albinfo.ch.

“Një ndër objektivat e mi operacional afatshkurtër është forcimi i kapaciteteve ushtarake për realizimin e operacioneve mbrojtëse dhe operacioneve ndërkombëtare paqeruajtëse dhe stabilitetit. Bazuar në doktrinën tonë të operacioneve, këto automjete sigurojnë performancë të jashtëzakonshme në gamë të gjerë të terreneve sfiduese dhe kushteve klimatike”, shkruan Mehaj.