Lajme
Ushtarët e Zvicrës, aset i rëndësishëm i KFOR-it
Komandanti i Ushtrisë së Zvicrës, gjenerali Blattmann konfirmoi se Zvicra në mënyrë aktive do të vazhdojë të mbështesë KFOR-in edhe në të ardhmen
Shefi i Forcave të Armatosura të Zvicrës, gjenerallejtënant André Blattmann, e ka garantuar komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Francesco Paolo Figliuolo, se forcat zvicerane do të mbesin edhe më tej në Kosovë për të ndihmuar në ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët.
Gjenerali Blattmann qëndroi për vizitë në Kosovë dhe është takuar me udhëheqësit e misionit paqësor të NATO-s si dhe i vizoi forcat zvicerane që po qëndrojnë në Kosovë në kuadër të KFOR-it.
Gjenerali Blattmann falënderoi gjithë KFOR-in dhe 31 vendet kontribuuese për angazhimin e tyre në mbarë botën për sigurinë, duke theksuar rëndësinë e qasjes së tyre gjithëpërfshirëse ndaj sigurisë rajonale në Ballkan.
Në këtë drejtim, gjenerali zviceran theksoi rolin efektiv të KFOR-it si ofrues i sigurisë në Kosovë dhe bashkëpunimin me bashkësinë ndërkombëtare në krijimin e kushteve për zhvillimin social dhe ekonomik të rajonit. Ai konfirmoi se Zvicra në mënyrë aktive do të vazhdojë të mbështesë KFOR-in në vitet e ardhshme.
Ndërsa komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Francesco Paolo Figliuolo, duke theksuar rëndësinë e kontributit të tillë që vjen nga një komb i cili gjithmonë ka pasur një traditë të neutralitetit dhe paanësisë, shprehu vlerësimin e tij për profesionalizmin e shkëlqyer të treguar nga anëtarët e shërbimit zviceran dhe aseteve të kalibrit të lartë, të tilla si helikopterët dhe pajisje të specializuara për inxhinieri, asgjësim të lëndëve shpërthyese dhe asgjësim të mjeteve të improvizuara shpërthyese.
Gjatë vizitës së tij, gjenerali Blattmann u takua me personelin e Forcave të Armatosura zvicerane të vendosura në tërë Kosovën, duke përfshirë edhe Detashmentin e Përbashkët Rajonal Veri.
Njësiti i Përbashkët Rajonal Veri \ (pjesa veriore e Kosovës) shërben si trupë në terren, duke siguruar ndërgjegjësimin e KFOR-it për situatën në terren dhe vlerësimin e saj.
Për të realizuar misionin e tyre, siç thuhet në një komunikatë për media, ata (ushtarët) takohen me të gjithë udhëheqësit e komuniteteve të cilët janë të gatshëm të kontribuojnë për një mjedis të qetë dhe të sigurt.
Që nga tetori i vitit 1999 forcat e armatosura zvicerane kanë qenë të përfshira në misionin e KFOR-it. Aktualisht janë rreth 200 pjesëtarë të shërbimit zviceran të vendosur në KFOR, me komandë të njësitit të Përbashkët Rajonal Veri të udhëhequr nga koloneli Fischer.
Bklattmann viziton trupat zvicerane edhe në Mostar të Bosnjë e Hercegovinës, po ashtu në prag të festës së Krishtlindjes. Atje do të takohet edhe me komandantin e ri të trupave paqësore evropiane EUFOR ALTHEA, gjeneralmajorin Johan Luif.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












