Kosova
Ushqimet tradicionale, një pasuri tjetër e Kosovës
Ushqimet tradicionale janë si “magnet” për mbledhjet e hareshme familjare, në një tryezë. Ato janë ushqime, të cilat trashëgohen brez pas brezi, përcjell albinfo.ch.
Kuzhina kosovare tradicionale është shumë e kërkuar nga të gjithë vizitoret e Kosoves, në veçanti përbehet nga bylmeti, si qumështi, ajrani, kosi, kajmaku, djathi, pastaj përdoret shumë edhe perimet apo gjella me perime, si fasula, orizi, speca, domatja, qepa, lakra, trangujt etj.
Produktet tradicionale që kërkohen më së shumti për festa janë mantijat me mish, të gjitha llojet e piteve, me spinaq, djathë, kungull, lakër, presh, me kos e me hudhër, pastaj është leqeniku, me misër dhe spinaq.
Po ashtu flia është një nga produktet më të shitura në Kosovë. Prej ëmbëlsirave, ushqime më tradicionale janë ravanet, baklava.
Jo vetëm ne kosovarët, por edhe vizitorët e huaj thonë se ushqimet e Kosovës, që përgatiten nga të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë, janë shumë të shijshme.
Edhe turshitë janë të njohura në kuzhinën Kosovare, si specat, trangujt, domatet, edhe lakra bëhen turshi. Turshia është një lloje konservimi i perimeve, e pemve të kryposura, të mbyllura në kavanoze, ku do ruhen për një kohë më të gjatë. Kripë, piper i zi, piper i kuq dhe vegeta janë gjithashtu popullore.
Vera e bën Kosovën të njohur, sot ka depërtuar gjithandej në tregjet ndërkombëtare, është tradita ajo pjesa e shkëlqyer e prodhimit dhe pjesa jugore e vendit njihet për kultivimin me traditë, ku mijëra hektarë vreshta ofrojnë verë cilësore dhe me kualitet të lartë.
Edhe kultivimi dhe përgatitja e troftës është një traditë tjetër në Kosovë.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë










