Lajme
USAID ndanë grant 34 milionësh për Kosovën
Një amendament i Marrëveshjes për këto grante është nënshkruar sot nga presidentja Atifete Jahjaga dhe përfaqësuesi i Misionit të USAID-it në Kosovë, Chris Edwards
Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) ka ndarë një shumë prej 34 milionë dollarësh, për ta ndihmuar zhvillimin dhe demokratizmin e Republikës së Kosovës. Ky vendim është marrë në dhjetor të vitit të kaluar ndërsa është jetësuar në formë të marrëveshjes.
Marrëveshjen është nënshkruar sot (e hënë) nga presidentja Republikës, Atifete Jahjaga dhe përfaqësuesi i Misionit të USAID-it, Chris Edwards. Kjo ndihmë e USAID-it njihet si Granti i Objektivave Zhvillimore.
“Me këtë amendament, USAID do të ofrojë mjete shtesë prej 34.334.636 dollarë në fonde për të mbështetur një sërë aktivitetesh në Kosovë, përfshirë edhe programet për të mbështetur sundimin e ligjit dhe përmirësimin e qeverisjes, rritjen e investimeve dhe punësimit në sektorin privat, si dhe rritjen e kapitalit njerëzor”, thuhet në një komunikatë lëshuar nga Presidenca e Kosovës.
Ndryshe, Agjencia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Zhvillim Ndërkombëtar ka ofruar ndihmë ekonomike dhe humanitare në mbarë botën për më shumë se 50 vjet. Ndërsa vetëm në Kosovë ndihma e USAID-it ka qenë e shumanshme, nga demokratizimi, bujqësia, blegtoria, zhvillimi ekonomik, mediet.
E-Diaspora
-
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur Manifestimi në Winterthur, i organizuar nga Ansambli “Trojet”, krahas muzikës pati si vlerë të shtuar edhe... -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”










