Kosova
Urimet për Bashën për postin e ri
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali uron zgjedhjen e kreut te parlamentit të Kosovës
Urimi i parë për Dimal Bashën pas zgjedhjes së tij në krye të Kuvendit të Kosovës është Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kreu i Shtetit shqiptar shprehet se bashkëpunimi politik që u shpërfaq sot me 73 votat pro Bashës, duhet të intensifikohet dhe të vijojë ti sjellë benefite Kosovës, transmeton albinfo.ch.
“Urime, z. Dimal Basha, për zgjedhjen në krye të Kuvendit të Kosovës! Bashkëpunimi politik dhe institucional është një domosdoshmëri që uroj dhe shpresoj të vijojë në të mirë të Kosovës e qytetarëve të saj”, shkruan Begaj.
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali uron zgjedhjen e kreut te parlamentit të Kosovës.
“Urime e sukses Kryetarit të ri, të sapozgjedhur, të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha!
Përgëzime Kuvendit të Kosovës, për çeljen e rrugës për ndërtimin e institucioneve të reja demokratike pas zgjedhjeve.
Mezi pres të rifillojmë bashkëpunimin e ngushtë vëllazëror mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit tē Kosovës, për të mirën e qytetarëve tanë, për mbështetjen e integrimit euroatlantik të dy vendeve tona, dhe garantimin e mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në rajon”.
Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë e ka uruar Dimal Bashën për emërimin e tij në krye të organit ligjvënës të Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, ajo shkroi se “shpresojmë se Kosova tani do të jetë në gjendje t’i formojë institucionet.
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













