E-Diaspora

UPSH: Për një ditë dy aktivitete në Gjenevë

Prej vitesh UPSH jep këshilla dhe shoqëron mërgimtarët e interesuar në përçapjet ttyre për t’u shkolluar dhe profesionalizuar.

 Më 7 nëntor 2015, nga ora 13.00 deri në 14.00, në Palexpo,   UPSH shoqëron një grup shqiptarësh të interesuar mbi arsimin, shkollimin profesional, njohjen e diplomave dhe marrjen e zanatit në ekspozitën më të madhe kombëtare Zvicerane mbi arsimin dhe profesionalizimin.

Në këtë ekspozitë të organizuar nga OFPC ( Zyra kantonale për shkollim dhe profesionalizim) grupi do të shoqërohet nga një psikologe profesioniste e OFPC që do t’i japë të gjitha shpjegimet e nevojshme në gjuhën shqipe.

Mos e humbni rastin të përfitoni nga kjo ditë informimi. Të intersuarit mund të regjistrohen deri të premten 6 nëntor, ora 12, në adresën: [email protected]

Në kuadrin e aktiviteteve të mbajtjes gjallë të shpirtit krijues dhe vlerave kulturore shqiptare, si pjesë e përkatësisë dhe e rrënjëve tona, UPSH organizon më 7 nëntor 2015, nga ora 18, mbrëmje letrare me autorin Shaip Beqiri. Do të jenë të pranishëm edhe Rapsodët e Gjenevës si dhe recituesja Nerxhivane Ferati.

Ju ftojmë të merrni pjesë edhe në aperitivin e shtruar me këtë rast.

mbrëmje letrare 7 nëntor

Të tjera informacione:

Më datë 7 nëntor shfaqet filmi Babai, në kuadër të festivalit të filmit ndërkombëtar të Gjenevës. Ky film ka marrë çmimin  Europa Cinemas Label Award dhe The Best Director Award në festivalin ndërkombëtar të filmit në  Karlovy Vary. Ai flet për realitetet e tmerrshme të përjetuara nga shqiptarët në vitet ’90 në Kosovë

http://www.tous-ecrans.com/2015/site/fr/programme&id=205560

Përfitoj nga rasti t‘ju njoftoj se në kuadrin e javës së feve, Platforma Ndërfetare e Gjenevës, në bashkëpunim me qëndrën Dituria organizon pasditen e dyerve të hapura të xhamisë në Plan les Ouates, të dielën më datë 8 nëntor.

http://www.interreligieux.ch/?wysija-page=1&controller=email&action=view&email_id=21&wysijap=subscriptions&user_id=225

Kemi kënaqësinë t’ju shohim në një nga këto aktivitete

Me respekt

Albana Krasniqi Malaj