Shqipëria
UNUM, festivali që është bërë kartivizitë prestigjioze e turizmit të Shqipërisë
Shëngjini do të jetë nikoqir nga 1-6 qershor i festivalit ndërkombëtar të muzikës elektronike, UNUM.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, kryetari i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu dhe organizatorë të tjerë të këtij festivali zhvilluan një takim, që i paraprin nisjes së UNUM Festival, transmeton atsh përcjell albinfo.ch.
Kumbaro tha se, ky festival do të mbledhë mijëra të rinj nga Evropa, duke u kthyer në kartivizitë prestigjioze të Shqipërisë turistike.
“Këtë vit ky festival vjen me mbi 90 artistë nga e gjithë bota, por edhe me ndjeshmërinë për mjedisin, me aktivitete për mirëmbajtjen e zonës dhe pastrimit, ndarjes së mbetjeve për riciklim, që janë po aq të rëndësishme sa vetë muzika”, tha Kumbaro.
Ministrja Kumbaro tha se, “është një festival miqësor me mjedisin në zonën ku zhvillohet nga data 1 deri më 6 qershor dhe sigurisht ka gjetur vendin ideal të një perle të bregdetit si Rana e Hedhun”.
Gjatë ditëve të këtij festivali do të zhvillohen aktivitete sportive, muzikore e promovuese të bregdetit shqiptar, të gjitha nën kurorën e mjedisit e zhvillimit të qëndrueshëm.
E-Diaspora
-
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij Familja e të ndjerit deklaroi se fakti që vdekja e tij ishte plotësisht e shmangshme e... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve













