Lajme
UNMIK-u ia vazhdon vetes “jetën” në Kosovë
UNMIK-u do të vazhdojë që të ketë rol administrativ në veri të vendit
Përpos monitorimit dhe raportimit për situatën politike dhe lehtësimit të dialogut ndërmjet komuniteteve të Kosovës, UNMIK-u do të vazhdojë që të ketë rol administrativ në veri të vendit, duke mos përjashtuar edhe mundësinë për përfshirje në dialogun Prishtinë-Beograd, të ndërmjetësuar nga Brukseli, raportoi KTV.
Përshkrimi i këtyre objektivave është bërë nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, i cili në Asamblenë e Përgjithshme të kësaj organizate ka deponuar propozim buxhetin për UNMIK-un, në shumën prej afër 45 milionë dollarësh.
“Ky raport përmban buxhetin për UNMIK-un, për periudhën 1 korrik 2011 – 30 qershor 2012, e cila kap vlerën prej 44 914 800 dollarë. Buxheti parasheh vendosjen e tetë vëzhguesve ushtarakë, tetë zyrtarëve policorë të OKB-së, 162 zyrtarëve ndërkombëtarë, 222 zyrtarëve vendorë dhe 28 vullnetarë të OKB-së”, thuhet në propozim buxhetin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së.
Po ashtu, në këtë dokument, Ban Ki-moon thekson se në bazë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, objektivi strategjik i misionit të UNMIK-ut mbetet lehtësimi i procesit që çon në konsolidimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë dhe rajon.
E-Diaspora
-
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së Ceremonia e diplomimit u mbajt në Akademinë e FBI-së në Quantico, Virxhinia, Shtetet e Bashkuara të... -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











