Lajme
Universiteti i Shefieldit, 50 bursa për kosovarë
Universiteti i Shefieldit në Selanik ka ndarë 50 bursa për studentët kosovarë: 20 për studentë të nivelit bachelor, 20 për studentë master, 10 bursa për MBA si dhe 5 bursa për doktorantë
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, ka nënshkruar Protokoll Bashkëpunimi me rektorin e Universitetit të Sheffieldit, City College me seli në Selanik, Ioannis Ververidis, sipas të cilit parashihet ndarja e 55 bursave për studentët kosovarë.
“Është hera e katërt që po bëjmë një marrëveshje të tillë dhe kjo do të thotë se po favorizojmë studentët tanë që kanë vullnet dhe dëshirë për të studiuar në këtë universitet, i cili radhitet në mesin e 66 universiteteve më me emër në botë”, theksoi ministri Buja me rastin e nënshkrimit të protokollit.
Në vazhdim, ministri Buja përmendi faktin se me këtë marrëveshje studentëve iu mundësohet të përfitojnë 55 bursa të niveleve bachelor, master, MBA (për të punësuarit në sektorin publik) dhe doktoratës, që të kryejnë studimet dhe hulumtimet e tyre në Universitetin e Sheffieldit në Selanik.
“Ne jemi shumë falënderues rektorit dhe gjithë stafit të këtij universiteti, sepse studentët që dalin nga ky universitet kanë njohuri solide dhe një pjesë e tyre janë të kyçur në institucionet tona shtetërore”, tha Buja.
Edhe rektori Ioannis Ververidis u shpreh i lumtur që i është dhënë mundësia për të vazhdojmë bashkëpunimin në këtë stad të studimeve.
“Jam i lumtur që mund të vazhdojmë me këtë skemë të rëndësishme për ndarjen e bursave dhe se shpresojmë që t’u japim mundësinë studentëve të talentuar kosovarë, një rast të veçantë që të kenë studim të kualitetit të lartë dhe të studiojnë në një nga universitetet më të mira në botë”, tha ai.
Studentët e programeve bachelor, master MBE dhe doktoratë, sipas Ververisdis, kanë mundësinë që të studiojnë në Universitetin ndërkombëtarë në Selanik, i cili rangohet në vendin e 66-të universiteteve më të mira në botë dhe një ndër 20 universitetet e para në Evropë.
“Pra është një universitet që ka dhënë pesë fitues të çmimit Nobel” , u shpreh rektori Ververidis.
Ndryshe, sipas kësaj marrëveshjeje do të përfitojnë bursa : 20 studentë të nivelit bachelor, 20 studentë master, 10 bursa MBA si dhe 5 bursa për doktorantë
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë












