Zhvillim
Universiteti i Salzburgut, mbështet arsimin e lartë në Kosovë
Si hap të parë në këtë drejtim janë prezantuar programet e këmbimit të studentëve në mes të dy vendeve. Por projekti si tërësi shkon edhe përtej kornizave të arsimit të lartë
Universiteti i Salzburgut ndihmon Kosovën për të ngritur një arsim të lartë modern. Para së gjithash janë studiuesit e këtushëm të shkencave politike ata që ndajnë dijen e tyre për të ndihmuar shtetin e ri ballkanik në përpjekjet e tij për mbërritjen e standardeve evropiane dhe për integrim evropian, shkruan orf.at.
Si hap i parë në këtë drejtim janë prezantuar programet e këmbimit të studentëve në mes të dy vendeve. Por projekti si tërësi shkon edhe përtej kornizave të arsimit të lartë, thotë koordinatori, Franz Kok. “Largimin në mes të njerëzve që e kanë shkaktuar luftërat ballkanike ne duam ta tejkalojmë duke ngritur ura. Kjo është shumë e rëndësishme për një perspektivë evropiane”, ka shtuar Kok.
Salzburgu,ndihmon përmes një projekti në kalimin e Kosovës nga një shoqëri postkomuniste në një shtet modern, demokratik, thekson më tutje politologtu Bekim Baliqi nga Universiteti i Prishtinës. Shkencat politike janë shumë të rëndësishme kanë rëndësi të veçantë për faktin se shumica e reformave në rrugën për në BE, si ato në adminstratën publike, prekin studnetët në menyrë të drejtpërdrejtë. “Shumica e studentëve tanë do të punojnë për institucionet shtetërore”, thotë Baliqi.
Shteti më i ri i Evropës ka nevojë para së gjithash për ndihmë në ngritjen e shtetit juridik modern, shkruan orf.at.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste









