Lajme
UNICEF ndihmon ri-integrimin e kosovarëve
Përfaqësuesit e UNICEF-it kanë shprehur gatishmëri për ta mbështetur procesin e ri-integrimit të personave të riatdhesuar në Kosovë
Përfaqësuesit e Fondit Emergjent të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) kanë shprehur gatishmëri për ta mbështetur procesin e ri-integrimit të personave të riatdhesuar në Kosovë. Ky proces është konsideruar më i rëndësishëm për përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës.
Këtë gatishmëri për të mbështetur ri-integrimin e ka potencuar James Mugaju, zëvendësshefi i UNICEF-it në Kosovë.
Ai tha se UNICEF është i gatshëm të mbështesin dhe të vazhdojnë bashkëpunimin lidhur me procesin e ri-integrimit, ndërsa propozoi organizimin e një takimi të nivelit të lartë për riatdhesim, ku do të marrin pjesë organizata të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare të cilat do ta ndihmonin këtë proces.
Këto komente James Mugaju i bërë gjatë një takimi që zhvilloi me zëvendësministrin e Punëve të Brendshme, Izmi Zeka.
Ky i fundit falënderoi përfaqësuesit e UNICEF-it, për ndihmën e vazhdueshme që ka dhënë Kosovës lidhur me procesin e ri-integrimit personave të riatdhesuar. Ai theksoi se ri-integrimi është një proces i vazhdueshëm dhe me prioritet nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
“MPB ka të gjitha resurset për funksionalitetin dhe akomodimin e gjithë të riatdhesuarve. Kemi mekanizmat institucionale që kanë bërë që ri-integrimi i personave të riatdhesuar të jetë i një standardi evropian, krahasuar me kushtet që janë në Kosovë”, deklaroi Zeka.
Ndryshe, njëri nga kushtet për liberalizimin e vizave dhe afrimit të Kosovës me BE-në, është kthimi i kosovarëve që jetojnë pa leje qëndrimi në Shtetet e Bashkimit Evropian dhe ri-integrimi i tyre në shoqëri.
Pavarësisht ndjeshmërisë së procesit dhe implikimeve buxhetore, Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që këtë proces të çoj deri në fund, për faktin se ky është njëri nga kushtet për marrjen e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik












