Lajme
UNHCR: Shkupi të kujdeset më shumë për refugjatët aziatikë
Agjencinë për refugjatë të OKB-së (UNHCR) ka apeluar tek autoritetet maqedonase që t’i trajtojë më mirë emigrantët sirianë dhe afganë gjatë lëvizjes në këtë shtet
Vdekjet aksidentale të disa refugjatëve afganë dhe sirianë në hekurudhat e Maqedonisë ka shqetësuar edhe Agjencinë për refugjatë të OKB-së (UNHCR), e cila ka kërkuar nga Qeveria e Maqedonisë që të shtojë kujdesin për fatin e këtyre refugjatëve të ikur nga lufta.
Ky shqetësim dhe rekomandim i UNHCR-së ka ardhur pasi që brenda një periudhe të shkurtër janë regjistruar shtatë viktima që kanë humbur jetën në këto fatkeqësi.
“UNHCR shpreh dhimbjen e thellë për fatkeqësinë e fundit fatale, kur dy vëllezër emigrant sirian humbën jetën në afërsi të Velesit, pasi që u përplasën paprimtas nga një tren mallrash”, citon INA një komunikatë të UNHCR-së.
Shumica e emigrantëve e shfrytëzojnë hekurudhën si destinacion për lëvizjen e tyre nga pjesa jugore e vendit – Greqia deri në pjesën veriore në veri me Serbinë. Kjo rrugë hekurudhore është edhe pjesë e Korridorit Dhjetë (10).
UNHCR i ka bërë thirrje qeverisë që të vazhdojë të përmirësojë zgjidhjen e fatit të këtyre emigrantëve përmes statusit të azilit apo edhe forma tjera për të shmangur këto rrugë të rrezikshme për jetën. UNHCR ka shprehur gatishmëri edhe për të ndihmuar në këtë drejtim.
Ndryshe edhe në Serbi, një refugjat sirian e ka humbur njërën këmbë në hekurudhat e Preshevës.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













