Lajme
“Unë nuk jam një tip që synon thjesht t’i ulë tatimet”
Debati i parë televiziv mes Mitt Romney dhe Barack Obama përfundoi tashmë. Romney shfrytëzoi rastin për t’u paraqitur sa më mirë. Kryetari la përshtypje kryesisht të rezervuar.
Bilanci
Në duelin e tyre të parë televiziv, kryetari i SHBA-ve, Barck Obama, dhe sfiduesi i tij, Mitt Romney, diskutuan me respekt të ndërsjellë, por ashpër për çështjen e rrugëdaljes më të mirë nga kriza. Pesë javë para zgjedhjeve, presidenti zyrtar e akuzoi rivalin e tij politik se po synon t’u kthehet çështjeve kryesore që shkaktuan krizën. Romney, në anën tjetër, theksoi se politika e Obamas është e dështuar dhe se Amerikës i duhet kthesa.
Për Romney-in, i cili sipas anketave, me muaj të tërë qëndron prapa në garë, ishte një rast për të krijuar një përshtypje tjetër me paraqitjen e tij dhe për të poentuar në metjen e derjtpërdrejtë me presidentin. Ai e shfrytëzoi këtë rast. Debati hapi fazën e nxehtë të luftës zgjedhore – dy debatet e tjera janë planifikuar më 16 dhe 22 tetor.
Në debatin, që filloi në ora 20.00 sipas kohës lokale të Denver-it (ora 3.00, sipas kohës zvicerane), ishte Obama i pari që mori fjalën dhe deklaroi se do të angazhohet për më shumë inevstime në arsim dhe në burime të reja energjetike. Uljet tatimore, të planifikuara nga Romney, nuk do të jenë rruga e duhur për dalje nga kriza. Amerikës i shkon më së miri, kur i shkon mirë shtresës së mesme, tha Obama. Në kundërvënien e tij, Romney tha se ai do të bëjë lehtësime pikërisht për shtresën e mesme. Njëkohësisht ai e akuzoi presidentin se gjatë qeversjes së tij i ka ngritur në kulm shpenzimet e qytetarit amerikan.
Romney kërkon tërheqjen e shtetit
Në diskutimin për strategjinë më të mirë për krijimin e vendeve të reja të punës në SHBA, Romney kërkoi tërheqjen e shtetit. Qeveria duhet t’ua lirojë rrugën ndërmarrjeve amerikane, tha Romney. Obama bëri me dije për sukseset e arritura me metodat e tij këto vitet e fundit – si për shembull në industrinë automobilistike në Detroit dhe në ringjalljen e tregut të patundshmërive.
Shumë probleme ekonomike, me të cilat ai u desh të luftojë gjatë mandatit të tij presedencial, janë shkaktuar gjatë qeverisjes së paraardhësit të tij republikan, Georg W. Bush, tha Obama.
Në temën mbi reformat shëndetësore, Obama akuzoi rëndë Ronney-in: republikanët synojnë ta shndërrojnë programin Medicare në një sistem privat dhe t’ua ekspozojnë pensionistët sigurimeve.
Romney në kundërvënie deklaroi se Obama i ka grabitur mjetet e Medicus-it dhe e ka dobësuar sistemin me këtë. Presidenti aktual u përgjigj se shkurtimet janë kompenzim për shpenzimet e zbritura. Mënyra e tillë e veprimit është një siguri shumë më e madhe që Medicare të funksionojë edhe në gjeneratat e ardhshme.
© Keystone
Rrjedha kronologjike e debatit:
Ora: 4.33
Përufndimi i debatit
4.30
Romney: “Ne kemi para nesh rrugë krejt të ndryshme. Unë ju premtoj 12 milionë vende të reja pune. Nëse e rizgjedhni Obama-n, Obamacare do të instalohet plotësisht. Dhe do të ketë shkurtime në ushtri. Unë nuk do ta lejoj këtë”.
4.28
Fjala përmbyllëse. Obama ka të drejtë ta marrë fjalën i pari: “Unë dëshiroj të falënderohem për këtë debat të mrekullueshëm. Populli amerikan, energjia e tij, gjeniu i tij, duhet ta ketë shancin të shpaloset. Unë pata thënë para katër vitesh se nuk jam njeri perfekt, por nëse Ju më jepni shancin këtë rrugë do ta bëjmë së bashku”.
4.26
Ofrohet fundi i debatit
Romney:” Ne duhet të kërkojmë kompromis pa i kompremetuar parimet tona”.
Obama: “Por ndonjëherë duhet të jesh i gatshëm të thuash edhe jo. Dhe guverneri Romney dhe partia e tij pikërisht tash nuk tregojnë sa duhet gatishmëri kompromisi”.
4.23
Romney: “Investimet e Juaja të tjera tregojnë se për çka vërtet jeni i interesuar. Ju investoni 90 miliardë dollarë në “firma të gjelbërta! 90 miliardë! Sa mësues do të sillte kjo? Të tëra këto firma duket të kenë qenë donatorët e Juaj”.
4.18
Jim Lehrer: “Por, parimisht: A duhet të bëjë shteti më shumë në politikën arsimore?
Romney: “Po, nëse është fjala për standarte më të mira.”
Obama:” Por Ju synoni ta fshini Ministrinë e Shëndetësisë. Ne po investojmë masovikisht në kreditë arsimore. Kjo është tepër e rëndësishme. Jo vetëm për të rinjtë, por edhe për rritjen ekonomike”.
4.15
Temë e re: Cili është roli i shtetit?
Obama: “Qeveria nuk mund t’i bëjë të gjitha. Por, edhe në kohën e luftës qytetare, presidenti, Abraham Lincoln, planifikonte zgjerimin e mëtejmë të institucioeve tona arsimore. Unë mendoj se edhe sot ne na duhen me shumë mësues. Guverneri Romney nuk e don këtë.”.
Romney: “Unë besoj në shkollat e mira. Massachuets-i i ka shkollat më të mira. Unë ju qëndroj pranë mësuesve.”
4.13
Romney: “Por unë kam një plan. Ajo që e bëmë në Masachuets ishte një model. Por për çdo shtet federativ? Këtë duhet t’ua lëmë shteteve.”
4.06
Obama: ” Ju synoni t’i zëvendësoni Obamacare. Së pari ta heqni e pastaj ta zëvendësoni. Por me çka se?
Romney i kthehet temës së uljes së shpenzimeve. “Ju detyrën e uljes së shpenzimeve ia bartni një komisioni prej 15 personash. Ne e kemi një ekonomi të lirë. Ne nuk na duhen 15 ekspertë shtetërorë që të na thonë se çfarë trajtimi do të kemi, tek cili mjek duhet të shkojmë.”
Obama: “Së pari, kjo nuk është e saktë. Ky komision nuk ka të drejtë të vendosë për trajtimin mjekësor. Kjo është e ndaluar me ligj. Por ju nuk thatë asgjë se me çka do ta zëvendësoni reformën. Kjo është pak a shumë tipike. Ju doni ta zëvendësoni reformën shëndetësore, por nuk tregoni se si. Apo këto plane qenkan aq të mira sa të mund të diskutohen?”
© Keystone
4.03
Romney: “Një plan kaq i madh është dashur të realizohet së bashku prej të dy partive.
Obama: “Por është një plan i të dy partive. Ne po orientohemi sipas reformës së Juaj. Ne i kemi angazhuar të njëjtit ekspertë dhe ata esencialisht i përmbahen së njëjtës reformë.”
4.00
Obama: “Para katër vitesh me miliona familje ishin në buzë të greminës, para një bankroti, sepse ishin të sëmura. Reforma nuk ishte një marrje përsipër e sistemit shëndetësor. Ne mundësuam që familjet të mund të sigurohen sërish pa kushte. Ne i kemi shpenziemet nën kontroll. Veç kësaj: një sistem i tillë funksionon. Ne e dimë këtë, sepse një reformë e tillë është instaluar në shtetin Massachuetts – nën guvernerin Romney!”
© Keystone
3.58
Temë e re: tema e mandatit të parë presidencial të Obama-s: politika shëndetësore.
Romney: ” Obamacare, reforma shëndetësore, është kujdesur për atë që firmat të punësojnë më pak njerëz. Ju keni luftuar gjatë viteve të para të mandatit të Juaj ta realizoni këtë reformë, në vend se të luftonit për krijimin e vendeve të reja të punës.”
3.52
Temë e re: Rregullimi bankar
Romney: ” Rregullimi është i domosdoshëm, është e vetmja puthje e madhe për bankat Wallstreet.”
Obama: “Parimisht: Ne kishim banka që na shisnin produkte që s’i kuptonin as vetë. Çka bëmë ne? Ne i hoqëm praktikat e tilla. Dhe ne kujdesemi për atë që bankat – përmes kamatave- të mund ta paguajnë rifinancimin e tyre. Mirë që edhe Ju e shihni të udhës rregullimin bankar. Por Ju, megjithatë, synoni ta heqni aktin Dodd- Frank (një pako ligjore prej rreth 850 faqesh, që rregullon funksionimin dhe mbikëqyrjen e bankave, i dekretuar nga predidenti Obama pas krizës finaciare të vitit 2007 – përkthyesi).
Romney: ” Sepse i shkatërron bankat e vogla dhe regjionale! Nuk është fjala se a duhet të kemi rregullim apo jo. Fjala është të kemi rregullimin e duhur.”
3.48
Romney: ” Mund të zgjedhësh mes ofertës shëndetësore shtetërore dhe ofertës private. Unë personalisht do t’i jepja përparësi, natyrisht, privates. Unë s’mund ta marrë me mend që shteti të më caktojë se tek cili mjek do të duhej të shkoja.”
Obama: ” Por studimet kanë treguar se përmes Medicare shpenzimet janë më të ulëta sesa përmes ekonomisë private. Ka më pak shpenzime. Për këtë arsye sniorët kanë besim në këtë sistem. Nëse do të kalonim në sistemin e triskave, do të duhej të llogarisnim me shpenzime të reja. Për Medicare kjo do të ishte rrënuese.”
3.45
Obama: ” Të flasim njëherë mbi planin e Juaj “Premium Care”. Njerëzit e moshës 55 vjeçare do të duhej ta dëgjonin me vëmendje këtë. Është një sistem triskash për seniorët e ardhshëm. do të duhej ta zëvendësonin sistemin shtetëor përmes një sistem privat. Medicare do të rrënohej. Dhe këta njerëz do t’ju ekspozoheshin ekonomisë së sigurimeve.”
3.40
(…) Jim Lehrer kalon në temën: pensionet dhe sigurimet sociale.
Obama:” Ne kemi një plan që Medicare, kujdesin shëndetësor për seniorët, ta mbajmë të shëndoshë Veçanërisht sa i përket kontrollit të shpenzimeve.”
Romney: ” Por në emër të Medicare keni tërhequr 716 miliardë dollarë.”
3.38
Romney: “Unë nuk di se për çka flisni. Heqjen e zbirtjes tatimore për çvendosjen e fabrikave jashtë vendit? Unë jam me decenie në ekonomi, por për këtë nuk kam dëgjuar ende. Ndoshta më duhet një kontabilist i ri.”
3.35
Obama: “Ne duhet të veprojmë të balansuar. Ne duhet t’i anuloni edhe dhurata tatimore për ndërmarrjet e mëdha. Guverneri Romney flet , ç’ështe e vërteta, për anulimin e zbritjeve tatimore, por nuk thotë se cilat. Unë kam një listë të zbritjeve të tilla që do t’i anuloja. Për shembull anulimin e zbritjeve tatimore për një jet – firmë, apo heqjen e zbrtjeve tatimore për çvendosjen e një fabrike jashtë vendit.”
3.30
Romney: “Ju ishit për katër vite president. Ju premtonit se do ta përgjysmoni deficitin. çka ka ndodhur vallë? Ekonomia ështe ende duke u zvarritur. Ju nuk po e rëndonni vetëm të pasurit si Donald Trump”
3.26
Temë e re: deficiti. Jim Lehrer: Cili është dallimi mes ju të dyve në mënyrën se si do të shkoni me dificitin?”
Romney: ” Ekszistojnë tri mundësi: “Ngritja e taimeve, shkurtimi i të dhënave apo rritja ekonomike. Presidenti don natyrisht ngritjen e tatimeve. Unë dua shkurtimin e të dhënave dhe vënien në lëvizje të ekonomisë.
Me fal Jim, unë dëshiroj ta heq edhe subvencionimin e PBS–it.”
Jim Lahrer është gazetar i televizionit PBS të financuar pjesërisht nga taksat e qytetarëve.
© Keystone
3.22
Por një përqindje e vogël e të pasurëve po e punëson diku gjysmën e popullësisë.
3.18
Obama: ” Ju s’mund t’i ulni tatimet deri në atë masë pa e rritur deficitin dhe krejt këtë thjesht me anulimin e zbritjeve tatimore. Kjo është thjesht matematikë. Duket se kemi koncepte të ndryshme mbi ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Ju i konsideroni 3 përqindëshin e më të pasurëve të popullësisë si përfaqësuesit e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme?! Donald Trump është për Ju një ndërmarrës i vogël?!
3.17
Romney:” Unë i kam pesë djem. Do me thënë unë i njoh njerëzit të cilët kanë marramendje derisa mendojnë. E tëra që Ju thatë për planin tim tatimor është e pasaktë. Unë nuk do t’i ngrisja asnjëherë tatimet.”
3.15
Obama: ” Para katër vitesh pata paralajmëruar zbritjen e tatimeve për familjat e klasës së mesme. Kjo është pikërisht ajo që kemi bërë. Guverneri Romney don t’i ulë tatimet prej 5 bilionë brenda dhjetë vitesh, para së gjithash për të pasurit?! Këtë mund ta arijë vetëm nëse i anulon zbritjet tatimore për klasën e mesme, do me thënë nëse i ngrit tatimet për qytetarët normalë.”
3.10
Romney: Gjendja e vështirë ekonomike është një tatim në vete. Unë e quaj tatim ekonomik. Unë dua t’i ulë tatimet për të gjithë. Energjia është për mua poashtu diç qendrore. Do ta zgjerojë kapacitetin e nxjerrjes së naftës në Alaska. Unë dua poashtu ta shtoj në mënyrë të pastër përpunimin e qymyrit.”
3.07
Të dy kandidatët kalojnë menjëherë në temë. ” A do të mund ta vazhdojmë sanimin ekonomik?”, shtron pyetjen Obama. ” Unë ju siguroj se jemi në rrugë të gabueshme”, i kundërpërgjigjet guverneri Mitt Romney. Dhe mbrohet menjëherë: “Unë nuk jam një tip që thjesht synon t’i ulë tatimet.”
3.04
Presidenti Obama e merr i pari fjalën dhe i uron bashkëshortes së tij Michelle çdo të mirë për ditën e martesës së tyre.
3.03 (koha lokale 20.00)
Debatin e hap Jim Lehrer.” Temat e sotme prekun politikën e brendshme. Unë i kam përzgjedhur temat, të cilat nuk iu janë bërë të njohura kandidatëve paraprakisht. Publiku lutet të mbajë qetësi. Pa aplauze, pa thirrje mospajtimi. Përveç tash, kur po i përshëndes të dy.”
© Keystone
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste Një 46-vjeçar nga rrethi Ried im Innkreis është paditur për shkelje të ligjit të ndalimit. Gjatë... -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë










