Shqipëria
Un Women: Gratë në Shqipëri shpenzojnë 5 orë në ditë për fëmijët
Shqipëria duhet të bëjë më shumë në sigurimin e kujdesit universal për fëmijët duke u dhënë kështu më shumë mundësi fuqizimit të grave. Një studim i hartuar nga UN WOMEN dhe UNICEF ka nxjerrë në pah se gratë shqiptare shpenzojnë mesatarisht 5 orë çdo ditë për t’u kujdesur për fëmijët, familjen, gatimin dhe pastrimin.
“Në Shqipëri ndër vite, veçanërisht si pasojë e COVID-19, investimet dhe shpenzimet publike për mbrojtjen sociale janë rritur, megjithatë ato mbeten ende shumë më të ulëta se mesatarja e BE-së. UN Women punon me familjen më të madhe të OKB-së për të siguruar që Shqipëria të jetë në gjendje të investojë për të përmbushur objektivat dhe angazhimet e saj për zhvillimin e qëndrueshëm”, tha Michele Ribotta.
Ekspertët rekomandojnë që sigurimi i kujdesit universal për fëmijët jodomosdoshmërisht falas, por të aksesueshëm për të gjithë, do të ndikojë në fuqizimin e gruas.
“Së pari është i dobishëm për fëmijët. Ne e dimë nga të dhënat botërore se kur fëmijët janë në një mjedis mësimor që në fillim të jetës së tyre, performanca e tyre arsimore përmirësohet në planin afatgjatë, por ata gjithashtu bëhen qytetarë më të fortë dhe më aktivë, dhe punëtorë më të përgatitur dhe më të aftë. Po ashtu kujdesi universal për fëmijët – është thelbësor për gratë dhe fuqizimin e tyre”, tha Michele Ribotta.
Kujdesi universal për fëmijët, sipas ekspertëve, ka një rëndësi shumë të madhe për shoqërinë në përgjithësi, sepse ka më shumë gra në tregun e punës, më shumë shërbime përmes industrisë së kujdesit social, duke krijuar më shumë vende pune, më shumë të ardhura fiskale për vendin që mund të riinvestohen më pas për shërbime shtesë për komunitetet.
E-Diaspora
-
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia Një 28-vjeçar dhe një 33-vjeçar shqiptar u arrestuan në vendngjarje. Njëri prej tyre kishte pësuar plagë... -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









