Lajme
Ulje rekorde e normës së interesit në Shqipëri
Guvernatori Ardian Fullani ka vendosur për uljen e normës së interesit për 0.25 %. Norma bazë tashmë ka rënë në 2.75 dukë shënuar rënie rekord në Shqipëri
Për shkak të përkeqësimit të gjendjes ekonomike, guvernatori Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani ka marrë vendim të mërkurën, që ta ulë normën bazë të interesit për 0.25 për qind. Me këtë rast, norma bazë ulet në 2.75 për qind, që konsiderohet më e ulëta që ka ndodhë ndonjëherë në Shqipëri.
Vendimi për uljen e normës, guvernatori Fullani e mori gjatë mbledhjes së Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Ai shpjegoi se kjo masë është marrë për t’i ardhur në ndihmë zhvillimeve ekonomike.
“Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim dhe miratoi raportin mujor të politikës monetare, duke vendosë që të ulet me 0.25 për qind normën bazë të interesit. Pas kësaj ulje norma bazë zbret në nivelin 2.75 për qind”, thotë guvernatori Fullani, citon “Shekulli”.
Zhvillimet makroekonomike të 2013, sipas tij, u karakterizuan nga një rritje e dobët ekonomike dhe nga presione inflacioniste në rënie.
“BSH-ja pret një përmirësim gradual të aktivitetit ekonomik gjatë 2014, por ekonomia shqiptare do vazhdojë të mbetet nën potencial dhe inflacioni pritet të qëndrojë në nivele të ulëta përgjatë këtij viti. Në veçanti rritja e akcizave do ketë një efekt më të ulët se vlerësimet tona fillestare në inflacionin e vitit 2014”, deklaroi Fullnai.
Inflacioni vjetor, sipas tij, rezulton 1.7 për qind në muajin janar, duke shënuar një rënie të lehtë krahasuar me muaj e kaluar.
“Ky reduktim erdhi si pasojë e rënies së inflacionit të ushqimeve të papërpunuara në reflektim të çmimeve më të ulëta në vendet partnere dhe të rritjes së prodhimit bujqësor vendas”, tha Fullani.
Guvernatori shqiptar tha se shumë shpejt do të miratohet drafti për kreditë e këqija, të cilat priten të ulen pas shlyerjes së detyrimeve nga qeveria. Sipas Guvernatorit në datën 28 shkurt do të finalizohet marrëveshja me FMN-në për fondin prej 300 milionë euro.
Sipas Bankës së Shqipërisë, ambienti ekonomik i dobët vijon të mbizotërojë si pasojë e uljes së konsumit dhe investimeve private.
E-Diaspora
-
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze Në kuadër të World Economic Forum (WEF) 2026 në Davos, një nga ngjarjet më prestigjioze globale... -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç












